Search

Loading...

Translate

30 January 2015

AKB-ja diskuton me specialistë italianë për menaxhimin e bregdetit tonë

tareTIRANË, 30 Janar / ATSH/ N.Lena.- Agjencia Kombëtare e Bregdeti dhe Drejtori i kësaj agjencie, Auron Tare, duke menduar per sezonin e ri turistik, po zhvillojne takime me homologët italiane për menaxhimin sa efektiv të vijës sonë bregdetare. Nje takim të  frytshem kjo Agjenci zhvilloi me planifikuesit kryesore te Regione Emilia Romagna të fqinjit tonë italian. Planifikimi hapesinor i plazheve tona si dhe manaxhimi i sukseshem i tyre, ishte tema e bisedimeve dhe diskutimeve, bëjnë të ditur nga AKB-ja. /a.ke/

Shtëpia e Toptanasve, banesë unike në trevat e Ballkanit

Tiranë, 30 Janar / ATSH – Pas një inspektimi që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka kryer në ambjentet e Muzeut Etnografik të Krujës, ka publikuar së fundmi edhe fotot e gjëndjes aktuale që gëzon ky objekt.
Gjithashtu kjo drejtori ka publikuar edhe historikun e tij, për të nxitur vizitorët e shumtë të huaj dhe jo vetëm, që ta vizitojnë një prej objekteve unike që është edhe krenaria kulturore që gëzon qarku i Krujës.
Shtëpia e ndërtuar nga Toptanët që në atë kohë kur ishin sundimtarë të Krujës, është një shtëpi e stilit persian, pasi Kapllan Pashë Toptani, sapo ishte kthyer nga fushata e Teheranit, ku turqit dolën ngadhënjyes.
Pra, inxhinierët ishin persë, ndërsa ustallarët që e ndërtuan dibranë.
Edhe piktori që e ka hijeshuar këtë shtëpi ka qenë Bajram Muca, nga Ostreni i madh, I cili është shprehur se “Eshtë i njëjti stil me Xhaminë e Et`hem beut në Tiranë, dmth stil rokoko”.
Më pas, nga fillimi i viteve `800, kur Toptanasit u shpërngulen në Tiranë dhe u bënë zotërit e Shqipërise së mesme, shtëpia kaloi në pronësi të një famijeje të dëgjuar nga Kruja me mbiemër Kalaja (Zejnel Efendi Kalaja), pronësi e cila u ruajt deri në vitet e fundit, kur shteti shqiptar bëri shpronësimin e saj.
Muzeu, i cili në origjinë ka qenë haremllëku (banesa private) e Kapllan pashës, është shpallur si i tillë për herë të parë në vitin 1959 dhe është restauruar me themel nga Prof.Emin Riza.
Objektet e ekspozuara aty, kanë vlerë pakrahasimisht të vogël historike dhe etnografike në krahasim me vete Muzeun, i cili është unik në trevat Ballkanike.
Ky Muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanasve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764.
Banesa është monument kulture i kategorisë së I-rë, dhe kjo vlerë e Trashëgimisë sonë Kulturore, i fton të gjithë ta vizitojnë dhe ta njohin nga afër.

Investime në Pogradec, turizëm, siguri dhe shërbime për qytetarët

big_30_janar_pogradecPOGRADEC, 30 Janar/ATSH/-Një shëtitore 17.3 kilometra bregut të liqenit të Ohrit, e gjelbëruar në të dyja anët e saj dhe një korsi për lëvizjen me biçikletë dhe një rrugë e standardeve europiane do të jetë së shpejti, pamja e re e hyrjes në qytetin e Pogradecit. Përgjatë segmentit Lin-Pogradec po zbatohen projektet për rindërtimin e rrugës dhe rehabilitimin e gjelbërimin e bregut të liqenit të Ohrit, të financuara nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë  Pogradec Artan Shkëmbi, inspektoi sot, punimet tërësore që po kryhen në këtë segment.
Drejtues të Autoritetit Rrugor informuan se po punohet për përfundimin e rikonstruksionit të rrugës, për ta bërë të shfrytëzueshme për sezonin turistik, ndërkohë që ka nisur edhe projekti për shëtitoren. Ky projekt parashikon gjithashtu, pastrimin nga inertet dhe rehabilitimin e zonave të ndërtimeve të prishura, sistemimin e terrenit dhe gjelbërimin e tyre.
Kryeministri veçoi të rëndësishme, respektimin e objektivit që rruga të jetë gati para nisjes së sezonit turistik. Ndërsa theksoi se të gjitha këto ndërhyrje do ta kthejnë bregun e liqenit të Ohrit në një nga aset e çmuara turistike të vendit.
“Objektivi është që kur të fillojë sezoni të jemi në kushte të tjera komplet. Të jetë gjithçka e kalueshme dhe brenda vitit, ne ta kemi kryer totalisht si projekt, jo vetëm rrugën, por gjithë parkun, e rikthyer pas 30 vitesh siç nuk ka qenë para 30 vjetësh, me një rehabilitim që e bën praktikisht një nga zonat më të bukura turistike të rajonit dhe pa diskutim e kthen si zonë turistike me vlera të posaçme nga pikëpamja ekologjike, nga pikëpamja e peizazhit, e natyrës dhe patjetër, edhe nga pikëpamja e lëvizjes. Gjithë zona e atyre ndërtimeve pa leje dhe asaj barbarie dhe kafshërie që u vu në jetë 20 vjet, me zhvillime të papërgjegjshme, kthehet në një park të madh për qytetarët dhe në një aset të madh për gjithë turistët që mund të lëvizin, mund të shëtisin, mund të vrapojnë, mund të  kenë vend fëmijët për të luajtur. 17 kilometra park dhe me korsi biçikletash.”  – u shpreh Kryeministri Rama. Ndërhyrjet urbane në Pogradec janë pjesë e projektit të qeverisë për rilindjen e qyteteve.
Në Pogradec janë mbyllur galeritë e rrezikshme të minierave të vjetra, cila ndër vite kanë marrë jetë njerëzish. Kryeministri Edi Rama ishte sot në një prej këtyre galerive të braktisura, e cila pas ndërhyrjeve teknike është bërë e paaksesueshme për njerëzit.
Drejtori i Repartit të Inspektimit dhe të Shpëtimit të Minierave Rrapush Tola informoi se gjatë këtij viti me fonde të qeverisë, në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë mbyllur 119 gryka galerish që paraqisnin rrezikshmëri të lartë për banorët e zonave të tyre. “Nisur nga situatat që kanë ndodhur në minierat e vjetra të braktisura në vite, ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në këto punime, me fondet të qeverisë u bë e mundur që gjatë këtij vit u mbyllen 119 gryka galerish në të gjithë territorin e Shqipërisë. Janë mbyllur 53 galerinë rrethin e Korçës, 40 në Pogradec, 13 në Librazhd, 9 në Tiranë dhe 4 në Tepelenë. Një galeri nga më të rrezikshmet ku mund të ndodhnin aksidente është dhe kjo galeri që kemi përballë, mbylljet janë bërë me mur betoni,  janë mbushur me dhe ose janë bërë shembje me mina”, – shpjegoi ai.
Gjithashtu, Drejtori Tola bëri të ditur se në buxhet janë parashikuar, edhe 40 milion lekë të reja, për të vijuar me fazën tjetër të mbylljes së galerive, të cilat paraqesin rrezikshmëri më të ulët.  “Janë dhe 500 gryka galerish që janë më të vogla, më të cekëta, por që e mira është që dhe këto të mbyllen hap pas hapi pasi paraqesin rrezik. Situatë është nën kontroll sepse janë mbyllur pikat më të rrezikshme që ka pasur në territorin shqiptar. Për vitin që vjen, në buxhet janë parashikuar gjithashtu edhe 40 milion lekë të reja të tjera për mbylljen e fazës tjetër të galerive”. – përfundoj drejtori Tola./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/investime-ne-pogradec-turizem-siguri-dhe-sherbime-per-qytetaret-217167.html

27 January 2015

Ura e Bunës dhe pak histori rreth saj

ura e bunes...TIRANË, 27 Janar / ATSH / N.Lena – Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar me fondet e qeverisë turke në vitin 1889.
Ndërtimi i kësaj ure u bë i mundur në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bejtashagë Kazazi.
Ajo ishte projektuar nga inxhinieri turk Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdorën këmbë çimentoje të lidhura me trarë hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj.
Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas.ura e bunes
Sot ajo konsiderohet si një vepër arti, nyje hyrëse për në Shkodër dhe simbol për shkodranët. /n.l/. /a.g/http://www.ata.gov.al/ura-e-bunes-dhe-pak-histori-rreth-saj-215829.html

Qyteza e lashtë e Armenit – Tërheqëse edhe në dimër

Fusha e Armenit ose "Hambari i Vlorës"
Fusha e Armenit ose “Hambari i Vlorës”
Tiranë, 27 Janar / ATSH – Fshati i Armenit në Vlorë është një fshat i dëgjuar e i shkruar që në lashtësi për vlerat e tij kulturore të trashëgimisë materiale e jo-materiale, dhe jo vetëm.
Në Armen, ende sot ka gjurmë që vërtetojnë historinë e pasur kulturore që ka pasur ky fshat në të kaluarën.
Jo vetëm pamja nga larg, por edhe nëse futesh brënda në fshat, fare qartë mund të dalloshë disa karakteristikat unike që ka ky vend.
Portë karakteristike e Armenit
Portë karakteristike e Armenit
Çezma e fshtatit , banesat tipike karakteristike, fragmente muresh nga e kaluara,  punime qeramike, portat karakteristike apo dhe Kisha e Shën Kollit, janë disa prej objekteve  që ende sot ngjallin mjaft interes për turistët jo të pakët që vizitojnë zonën.
Edhe nga larg pamja nuk është zgjënjyese pasi Fusha e Armenit ose “Hambari i Vlorës”(siç e quajnë Vlonjatët), Qafa e Armenit që lidh dy krahinat nga Hekali i lashtë deri tek Kanina, apo edhe Maja e Qyezës Ilire të Armenit paraqesin një pamje mjaft soditëse.
Fragment muri në Armen
Fragment muri në Armen
Pamja e Armenit me një këndvështrim të gjerë drejt perëndimit, jugut e veriut me disa kodra nga lindja, i jep atij një pamje me përceptim estetik natyror, të gërshetuar me lagjet e sistemuara me banesa të ndërtuara në sup të njera tjetrës ,të cilat krijojnë pamjen e një qyteti.
Ndërkohë që mbi këto lagje me vlera arkitekturore qëndron qyteza e lashtë e Armenit.
Qeramikë
Qeramikë
Në majën e kodrës që quhet “Maja e Qytezës” ka me shumicë fragmente qeramike, mbi të cilat shpesh janë gjetur dhe monedha me mbishkrimin Amantion, Apolloniat apo edhe Bylion.
Ato pak fragmente muri janë të punuara me gurë kuadratik të lidhur në të thatë.
Qeramika e gjetur në këtë zonë i takon shek. IV p.e.s dhe të periudhave të më vonëshme,
Pamja nga brenda e Kishës së Shën Kollit
Pamja nga brenda e Kishës së Shën Kollit
Kisha e Shën Kollit datohet në Shek.IX, është nje kishë e tipit sallë me kupolë.
Në plan është drejtkëndësh me një absidë të vogël në anën lindore.
Hyet në një portë perëndimore që duhet të ketë qenë me arkitra guri të rrafshët.
Bën pjesë në grupin e kishave njënefëshe

Bukuria e fshehur e “Liqenit” të Lasgushit

pogradec...
TIRANË, 27 Janar /ATSH/ – Një peizazh mahnitës u zbulua përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, pasi u hoqën ndërtimet e bëra fare pranë vijës ujore dhe shpeshherë mbi të.
Mbeturina, inerte, gurë dhe zhavorr zinin peizazhin piktoresk të kësaj perle natyrore. Zhvillimi pa plan në të shkuarën kishte fshehur këtë bukuri të “Gjolit” të frymëzimit të Lasgushit.
Dremitja e liqerit së shpejti do të prishet nga punëtorët e rregullimit të vijës liqenore për të pritur sa më mirë pushuesit verorë. Le të presim edhe pak muaj për të prekur një transformim të pabesueshëm deri dje./m.m/http://www.ata.gov.al/bukuria-e-fshehur-e-liqerit-te-lasgushit-216045.html

26 January 2015

Pullat shqiptare me imazhe nga bota jonë nënujore


postaTIRANË, 26 Janar / ATSH / – Posta Shqiptare do te hedhë në treg tre pulla me imazhe nga bota nën ujore shqiptare.
Imazhet janë nga zbulimet e Qëndrës Shqiptare të Kërkimeve Detare. Deri tani Posta Shqiptare ka përdorur pesë imazhe nga  natyra, kultura dhe bregdeti Shqiptarë.
Bota nënujore e bregdeteve tona është mjaft e pasur në relike arkeologjike dhe historike. Kohët e fundit ka pasur një eksplorim intensiv të këtyre zonave. /n.l/. /a.g/http://www.ata.gov.al/pullat-shqiptare-me-imazhe-nga-bota-jone-nenujore-215498.html

25 January 2015

Komani, Ministria e Kulturës garanton bashkëpunim me arkeologët

TIRANE- Debatit të hapur gjatë kësaj jave për sitin arkeologjik të Komanit, që me zbulimet e bëra deri më sot konsiton si një nga dëshmitë më bindëse që Arbërit janë parsardhës të ilirëve, Ministria e Kulturës i ka dhënë dje zyrtarisht përgjigjen e saj. Debati për ndërhyrjet në zonën B të yij nisi pas reagimit të Forumit të Trashëgimisë Kulturore, që fliste për dëmin që mund të bëhej me hapjen e gropave të shtyllave që do të vendoseshin aty.

Ministria e Kulturës reagon duke u përgjigjur se “ekipet e saj në terren dhe në qendër, kanë qenë si rrallë herë të vëmendshme dhe të kujdesshme për trashëgiminë, të cilën e gjetëm pothuajse të harruar prej më shumë se 20 vjetësh”. Ndërkohë që në deklaratën e Ministrisë së Kulturës thuhet se “Opinioni i ekipit të arkeologëve kërkues u lexua dhe u mor në konsideratë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pa u vënë fare në dyshim”, duket se pritet një tjetër debat me drejtuesit e projektit, ku burim nga MK, na bëjnë të ditur se problemet që dolën nuk ishin prezantuar më parë nga arekologët e përfshirë në debat.

Zonifikimi i propozuar prej misionit të arkeologëve, thuhet në njoftimin e MK-së,  ndonëse nuk e ka marrë ende formën ligjore u konsiderua i mirëqenë, pasi aktualisht zona e mbrojtur me ligj, që në vitin 1963, është vetëm Kalaja e Dalmacës dhe Nekropoli,që tregon se cila është zona që nuk duhet prekur dhe cila është ajo që me përkufizim që lejon ndërhyrje.

Ky kufizim u respektua plotësisht dhe në përputhje me ligjin për trashëgiminë, pohon MK. Megjithatë pritet që debati për Komanin të vazhdojë, sepse sipas deklartës së Ministrisë së Kulturës, “relievi është i tillë që zhvendosjet e linjës bëhen të pamundura në distanca të pranueshme dhe kërkon rishikim total të projektit me rëndësi mbarëkombëtare dhe rajonale. Kjo sjell dy pasoja të mëdha, kosto shtesë prej qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit dhe vënie në rrezik të marrëdhënieve kontraktuale me qeverinë gjermane, që është financuese e këtij projekti me rëndësi strategjike dhe me kosto shumë milionë euro”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/komani-ministria-e-kultur-s-garanton-bashk-punim-me-arkeolog-t-268030.html#sthash.vUQyDnYL.dpuf

Ndotje në vijën bregdetare nga Semani në Vjosë

ndotjetTIRANË, 24 Janar / ATSH/  – Ndotja e vijës bregdetare nga Semani deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është një shqetësim për florën dhe faunën e kësaj zone. Sezoni turistik veror nuk eshte shume larg, nderkohe qe mbetjet vazhdojne te depozitohen në plazhet e Semanit dhe të Vlorës.
Kryesisht janë mbetje plastike dhe hidrokarbure. Mbetjet janë shkarkuar në det nga lumenjtë Vjosë dhe Seman gjatë kohës së reshjeve, ku gjatë vërshimit kanë sjellë në det mbeturinat që hidhen përgjatë luginës së tyre nga banorët e zonave ose njësitë vendore që ndodhen përgjate lumit.
Por, veç mbetjeve urbane, në det janë shkarkuar edhe mbetje hidrokarburesh nga kompanite e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës që operojnë në zonat Patos-Marinëz dhe Ballsh. Sa herë ka reshje shiu ato e shfrytëzojnë fryrjen e lumenjve për të shkarkuar mbetjet hidrokarbure.
Ndonëse janë gjobitur për këto veprime të paligjshme, që shkaktojnë dëme të mëdha në florën dhe faunën e kësaj zone, sërish ato vazhdojnë të derdhin këto mbetje të dëmshme. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ndotje-ne-vijen-bregdetare-nga-semani-ne-vjose-215182.html

Eshtë bukur të kalosh fundjavën në Dardhë

Funde jave ne Dardhe..
Funde jave ne Dardhe..
TIRANË,25 Janar / ATSH- N.Lena/-  Fshati Dardhë në rrethin e Korçës, një fshat malor piktoresk, me histori e kulturë të veçantë,  është i vizitueshëm në të katër stinët e vitit.
Por ja që Dardha në dimër bëhet më e bukur edhe  për shkak të  borës dhe pistës së skive. Atje në fund-javë mblidhen shumë vizitorë jo vetem  nga  Shqipëria por edhe vendet rreth saj. Nuk mungojnë  ish dardharë, njerëz të mërguar hershëm prej saj, apo edhe  të tjerë te larguar drejt Tiranës apo qyteteve të tjera,  që nuk e harrojnë dhe e vizitojnë vëndlindjen e tyre.
Eshtë 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike mbi 1300 m,  dhe sapo e përmënd vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë.
Ky fshat është  një  ndër fshatrat më të veçantë në këtë zonë të Shqipërisë. sepse është interesante të shohësh një  fshat që shtrihet në shpatin e malit, ndryshe nga fshatrat e tjerë që  janë vendosur në rrëzë të tij.
Po ja që  Dardha ka gjetur malin si taban për shtëpitë e saj. Një fshat me shumë pak banorë,por që ka mbi 20.000 vizitorë në vit dhe që të ofron mundësinë për të zbuluar peisazhe të bukura si dhe aktivitete sportive dimërore.
Në Dardhë është një pistë ku vizitorët mund të mësojnë e të bëjnë ski fal kujdesit të komunës dhe të mësuesëve të skive. Në Dardhë ka dhe disa hotele ku mund të akomodohesh  e të shijosh  gatimin tradicional e të shëndetshëm.http://www.ata.gov.al/eshte-bukur-te-kalosh-fundjaven-ne-dardhe-215408.html

23 January 2015

Një guidë turistike për në Dukat

dukatiTIRANË, 23 Janar / ATSH / –  Fshati piktoresk i Dukatit është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë.
Emrin “Dukat” ky fshat e ka marre që  nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun. Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Sipas Mulla Isa Hasko, emri i ketij fshati duhet te ketë prejardhjen nga një monedhe e vjeter dhe me vlere. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit. Ndërsa Dukati i Ri, ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë, u ndërtua pas vitit 1945 nën këmbët e maleve të Vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit. Dukati është një vend piktoresk mjaft dukati1tërheqës për vizitorët për natyrën e tij të bukur dhe për objektet e shumta historike. /a.ke/http://www.ata.gov.al/nje-guide-turistike-per-ne-dukat-214821.html

Rikthehen shpendët dimërakë në lagunën Kune-Vainë gen/2015

zogjtTIRANË, 23 Janar / ATSH /-  Rikthehen shpendët dimërake në lagunën  Kune-Vainë në Lezhë. Pas moratoriumit dyvjeçar që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, ka rinisur ripopullimi i zonave të dëmtuara nga ghueti të pa ligjëshme. Kjo zonë ka qenë  një vend-strehim dhe vend-shumim i shpenëve të rralla që banojnë këtë zonë. Ato po rikthehen përsëri në shtëpinë e tyre shekullore. Fotot e shkrepura  në Rezervatin Natyror Kune- Vaine në Lezhë, dëshmojnë se edhe kjo lagunë është sërish destinacion i shpendëve dimërakë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/rikthehen-shpendet-dimerake-ne-lagunen-kune-vaine-214793.html

Panairi “Horeca” në Tiranë, risi në fushën e shërbimeve të hotelerisë, bareve dhe restoranteve ne Date 27 – 29 March 2015 TiranaExpoCenter

Horeca Fair  AlbaniaTIRANE, 23 Janar /ATSH/- Panairi “Horeca” që do të çelet në Tiranë gjatë muajit mars të këtij viti, do të sjellë për herë të parë në tregun shqiptar risinë e standarteve ndërkombëtare në fushën e shërbimeve të hotelerisë, bareve dhe restoranteve, si trendin që rrit të ardhurat në ekonominë e vendit.
Organizatorët shprehen se, panairi është koncepruar si një aktivitet profesional përsa i përket pjesëmarrësve të përzgjedhur, jo vetëm nga tregu vendas, por edhe nga Italia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Mal i Zi, Serbia, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Hungaria dhe Holanda.
Ekspozuesit do të prezantojnë produkte nga 7 makro sektoret: ushqim, pije, teknologji, higjiene, arredim, turizëm, financë. Ndërsa janë kontaktuar dhe informuar për këtë event mbi 25000 persona nga çdo hotel, restorant apo bar të qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.
Axhenda e panairit ka parashikuar që të ketë aktivitete të ndryshme gjatë eventit, kompeticione, takime B2B dhe si konferenca. e.xh//a.ke/ http://horeca.al/exhibitors/



10483985_566323286830321_8559598009811950672_n
HoReCa Fair Albania Dedicated Trade Fair for Hotel Restaurant and Cafe.
  • Date 27 – 29 March 2015
  • Tirana Expo Centre
  • Organiser Event Market Ltd
  • Date every year
The market volume for Horeca is correspondingly high. With the new Horeca Fair Albania, Event Market provides an ideal business platform for this attractive growth industry.
The number of potential consumers for Horeca products and sevices is so big that it is not only worthwhile for retailers and wholesalers, restaurateurs, importers and service providers to occupy this market segment early.
Horeca Fair Albania brings together exhibitors and visitors in Tirana, “key to markets”, promotes synergy effects and supports newcomers in conquering the future Horeca market.

Ideal business platform
There are currently around 1200 companies in Albania operating in the hotel, restaurant, cafe and catering area with products or services.
With the new Horeca Fair Albania, Event Market Ltd provides an ideal business platform for this attractive growth industry. In Tirana region alone the number of potential consumers for Horeca products or services is so big that it is not only worthwhile for hoteliers, restaurateurs, cafe and catering, importers and service providers to occupy this market segment early.
Horeca Fair Albania brings together exhibitors and visitors in Tirana, promotes synergy effects and supports newcomers in conquering the future Horeca market.
For the première from 27 – 29 March 2014 Event Market is expecting approximately 80 exhibitors and roughly 15,000 visitors .

Industries/ Areas
The new trade fair appeals to manufacturers and commercial enterprises from the area:
  • Food and beverage
    The products range from raw materials, convenience products, meat, poultry, vegetables through to seafood, dairy products, snacks and sausages.
  • Beverages
  • Beverage producers, retailers, importers and distributors, including beers, winery, non-alcoholic, fruit juices, water, energy drinks, etc.
  • Technology
    In this category you will find products and services from packing, filling, kitchen equipment, washing machines, security systems, programming, cooling, etc.
  • Financing 
    This includes, for example, financial services providers/ consultants, as well as banks with offers and investment products and/or leasing.
  • Cleaning, Hygiene,
Here are the cleaning service companies, hygiene products, uniforms and perfume and flagrances.
  •  Interior and Exterior
Shading systems, wall décor, interior &exterior designers, furniture, painting, linens, mattresses, carpets, garden, building materials, environmental technologies, table equipments, pools and water processing.
Visa Service for exhibitors and/or visitors
EU and USA nationals do not require a visa to enter the Republic of Albania.
Here you will find general information on visa regulations and important matters concerning the entry to Albania.
Please check, if a visa for the entry to Albania is required for your country.
As a rule, applicants must submit visa applications, together with all necessary documents, in person at the Albanian mission responsible for their place of residence. In order to avoid time-consuming requests for additional information or documentation, applicants should consult the website of the respective mission well in advance of their departure date to find out about the visa procedure and about the documentation which has to be submitted.
In any case you will usually need the following documents for your visa application:
  • Visa invitation letter
  • Confirmed travel booking (flight, bus, train booking, HOTEL RESERVATION)
  • Certification of health insurance
  • For exhibitors: additionally exhibitor passes, stand invoice
To apply for your invitation letter please contact the Trade Fair Management Office in the contact form or e-mail at visa@horeca.al.