24 maggio 2012

AMC Green, punonjësit pastrojnë plazhin e Spillesë

AMC Green, punonjësit pastrojnë plazhin e Spillesë 
14-05-2012

Rreth 200 punonjës të AMC u angazhuan këtë të shtunë në pastrimin e një pjese të konsiderueshme të plazhit të Spillesë. Punonjësit, të cilëve iu bashkuan edhe pushues dhe banorë të komunitetit, realizuan pastrimin nga mbeturinat të mbi një kilometri plazh, në zonën më të frekuentuar.

 
Kjo nismë e punonjësve të AMC i paraprin sezonit të pushimeve dhe përbën një kontribut në përmirësimin e ambienteve të përbashkëta. Ky aktivitet synon edhe të ndërgjegjësojë qytetarët dhe aktorët e tjerë në kujdesin ndaj mjedisit, përmes dhënies së shembullit konkret.

 

Ky është viti i tretë që punonjësit e AMC angazhohen për të pastruar zona mjedisore që tërheqin pushues dhe vizitorë të shumtë. Në kuadrin e AMC Green, që përfshin angazhimin e saj ndaj mjedisit, AMC ka ndërmarrë nisma të tilla edhe në Gjirin e Lalëzit, Parkun Kombëtar të Dajtit dhe në plazhin e Shëngjinit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate