01 maggio 2012

Oferte, Korfuz-Pushimet e Veres 2012

Korfuz-Pushimet e Veres 2012

images
Ishulli i Korfuzit.
Ofertat me te mira per pushimet e veres.
Rezorte Familjare All Inclusive prane plazheve.
Gjire te mahnitshem per tu eksploruar, Paleokastrica, Agios Gordios, Kalami etj.
LISTA E HOTELEVE NE KORFUZ..>>
Harta e detajuar e Korfuzit..>>
Ishulli I Korfuzit
Korfuzi eshte ishuli I dyte e I madh I grupit te ishujve Ionian dhe ndodhet shume prane bregdetit jugor te Shqiperise.
Mund te arrihet ne 2 menyra:
Nga Saranda me traget. http://finikas-lines.com/
ORARET E TRAGETIT SARANDE-KORFUZ per MUAJIN GUSHT
nga Saranda
09:00 Pasagjere
10:30 Pasagjere+4 makina
dhe 16:00 Pasagjere+4 makina
nga Korfuzi
09:00 Pasagjere
13:30 Pasagjere+4 makina
18:30 Pasagjere+4 makina
ORARET JANE LOKALE (sipas ores locale)
Nga Igoumenitsa me traget.(Nisje cdo ore, udhetimi zgjat 1 ore 45 min) kliko ketu per oraret..>>
Korfuzi eshte nje nga destinacionet me te njohura te Greqise I cili vizitohet pothuaj gjate gjithe vitit nga turiste nga e gjithe bota.
Me nje reliev malor ne qender 998 m mbi nivelin e detit, I cili zbutet duke iu afruar brigjeve te detit, Korfuzi ofron nje shumllojshmeri panoramash natyrore te mrekullueshme. Qyteza dhe fshatra te vogla karakteristike ku ndjehet gjalleria tipike mesdhetare mirepresin turistet ne te githa stinet e vitit. Pavaresisht relievit shkembor, ne Korfuz mund te gjeni disa nga gjiret dhe plazhet me te bukura te mesdheut me rere te ashper dhe uje te kristalte.
Nder plazhet ranore me te mira te korfuzit mund te permendim Glyfada, Agios Gordios, Acharavi, Agios Georgios,etj.
Hotelet dhe resortet turistike ofrojne per turistet te gjitha sherbimet dhe lehtesirat per te kaluar pushime sa me te kendshme, argetuese dhe ralaksuese ne te njejten kohe. Parqe me gjelberim, pishina me uje deti dhe uje te embel, kende lojrash dhe klube argetimi per femijet, ushqime cilesore te fresketa, bare lokale, taverna, disko.
Dhe per jeten e nates qyteti I Korfuzit ofron nje shumllojshmeri disko, pub-e dhe bare.
Nese deshironi te mos e kaloni te gjithe diten ne ambjentet e hotelit apo te resortit tuaj, atehere ka nje shumllojshmeri zgjedhjesh per ekskursione, me anije apo autobuza, ne ishujt, gjiret dhe fshatrat me te bukura te Korfuzit. Nje vizite ne Keshtjellen e qytetit te vjeter te Korfuzit, ne Palokastrica apo ne nje nga ishujt e vegjel perreth mund tua bejne shume interesante diten.
Nuk mund te mos permendim Tavernat Greke, te cilat ofrojne prodhime te fresketa deti, gatime tradicionale greke dhe mesdhetare dhe vererat me te mirenjohura.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate