11 maggio 2012

Pakete Turistike, Udhetim rreth qendres dhe veriut te Shqiperise

 Udhetim rreth qendres dhe veriut te Shqiperise

Dita 1. Tirana
Takim dhe asistence ne mberritje. Transferimi privat ne Tirane akomodimi ne hotel 3*. Shetitje ne lagjen e ish bllokut komunist nje kafe e mirseardhjes ne Sky Taur, nje bar panoramik, qe nodhet ne katin 15, ndertuar mbi nje platforme e cila rrethrrotullohet. Nata ne Tirane

Dita 2. Tirane - Shkoder
Pas mengjesit ne hotel transferimi me automjet privat ne qytetitn e lashte te Shkodres, qe ne shek III para eres sone ishte kreqytet I shtetit Ilir te Ardianve. Do te vizitoni Keshtjellen e Rozafes per te mesuar mbi legjenden e murosjes te gjalle te gruas e quajtur Rozafa, e ndertuar ne shek II P.e.s. Turi vazhdon ne qender te qytetit e cila eshte dhe zona muzeale, ku ndodhen kulla e sahatit, Hamami, Kisha e Madhe, dhe Xhamia e Madhe etj. Nata ne Shkoder, akomodimi ne hotel me 3*.

Theth Dita 3. Shkodra - Theth
Ne mengjes do te te vizitoni fshatin alpin te Thethit se bashku me bukurite natyrore qe shtrihen rreth kesaj zone alpine. Gjate drekes ne nje nga lokalet piktereske te liqenit te Shkodres, ju mund te shijoni peshkun e pjekur ne tjegull. Ne mbremje, wolking tour ne qender te qytetit e cila eshte dhe zona muzeale, ku ndodhen kulla e sahatit, Hamami, Kisha e Madhe, Xhamia e madhe etc. Darka dhe nata ne Shkoder

Lezha Dita 4. Lezha - Kruja - Tirana
Pas mengjesit ne hotel turi vazhdon ne qytetin e Lezhes, i njour qe ne shekullin IV para eres sone me emrin Lissus. Vizite ne “Memorialin e Skenderbeut” qe gjendet ne katedralen e Shen Nikolles dhe ne Kalane e Lezhes e cila eshte nje monument qe tregon per qytetrimin e zhvilluar Ilir. Pas dite transfer ne qytetin e Krujes ku do te vizitoni Kalane mesjetare dhe Museumin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, heroit tone kombetar, me pas vizite ne pazarin e vjeter, ku mund te beni shoping. Ne mbremje mberritja ne qytetin e Tiranes, akomodimi ne hotel 3 yje

Dita 5. Tirana - Berat
Ne mengjes, vizite ne Muzeun historik Kombetar, vizite ne Xhamine e E’them Beut ndertuar ne 1789 kullen e sahatit ndertuar ne 1830. Duke ecur pergjate bulevardit kryesor, keni mundesi te shihni Bashkine dhe godinat e Qeverise. Galerine e Arteve etc. Ne mbremje transfer ne Berat. Akomodimi ne hotel Tomori 3*.

Dita 6. Berat
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne qytetin e Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve”, per tu njohur me historine e ketije qyteti 2400 vjecare, deshmi e qarte e se ciles eshte kalaja e Beratit, brenda mureve te se ciles do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeun e Onufrit, Kishan e ShenTradhes, sebashku me 20 kisha me te vogla, Pas dite do te vizitoni lagjet muzeale Magalemi dhe Gorica dhe xhamine e plumbit. Nata ne Berat.

Apollonia Dita 7. Apolloni - Durres
Pas mengjesit vizite ne qytetin antik te Apollonise I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. dhe shtrihej ne 140 ha. kishte 60.000 baore dhe jetoi rreth 1200 vjet. Objektet kryesore qe do te vizitoni jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli, Manastiri, Kisha e Shen Merise dhe Muzeumi. Pas dite transfer ne qytetin 3000 vjecar te Durresit. Ne mbremje vizite ne vilen e mbretit Zog I e cila ndodhet ne kodren e vetme te qytetit, kafe ne nje bar panoramik ku do shikoni nje pamje te mrekullueshme te gjirit te Durresit. Darka dhe nata ne Durres

Dita 8. Largimi nga Shqiperia
Pas mengjesit, Sightseeingtour, per te vizituar kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s, me sip 120 ha dhe perimeter 44 km. amfiteatrin ne forme elipsi me kapacitet 20000 spektatore, torren veneciane 9,5m e larte dhe muzeun e ri arkeologjik. Transferta ne aeroportin “Nene Tereza” per tu larguar nga Shqiperia

Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:

1-3 persona ne baze te kerkesave?
4-8 persona 649 Euro
9-16 persona 599 Euro

Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.

Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner

Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori

Keni ndonje pytje ose paqartesi? Mos hezitoni te na kontaktoni
ne telefon: + 49 (0) 234-387431 ose ne e-mail
http://www.iliria-agentur.com/udhetim-panoramik-rreth-qendres-veriut-shqiperise.html 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate