15 maggio 2012

Parku Arkeologjik në Shkodër, Albania

Parku Arkeologjik në Shkodër

kisha-xhami-shen-stefani
Kalaja e Rozafës 
Ruan ne brendesi te saj gjurme te antikitetit.Formen e plote qe ka tani kjo kala e ka marre aty mes shek.XIII-XIV.Ne periudha te ndryshme ne te kane vene dore kryesisht ne fortifikim dhe ndertesa shoqerore qe nga Balshajt shek.XIV, Venecianet shek XV dhe per te vazhduar me pas me ndertimet turke shek XVI dhe ato te feudaleve shqiptar te shek.XVIII-XIX.
Kalaja ka nje siperfaqe prej 3.6 ha dhe eshte e ndare ne tre oborre. Muret rrethuese te kalase kane nje perimeter prej 911m.Brenda oborreve dallojme ndertime si shoqerore (objekt kulti,depo,saranxha,burgu) dhe ato fortifikuese si kulla,mUre. Perfundimisht  kalaja u braktis ne vitin 1858 kur qeveritaret dhe administrata e qytetit u shperngul per ne qytet.
Kapiteneria e Kalasë Shkodër
Ndertuar ne periudhen Venedikase.Ka nje gjatesi prej 20m,gjeresi 8m,lartesi 9m.Muret ne katine pare kane nje trashesi prej 2.10m ndersa ne katin e dyte 1.90m.Porta qe ka sot eshte e periudhes turke dhe kjo dallohet nga simboli qe ka  te harku mbi porte.Frenxhijt e katit te II jane topash.Mbulesa e kapitenerise eshte prej pllake guri.Eshte perdorur si vendqendrim i garnizonit ushtarak dhe i depo armesh.Sot funksionon si muze i keshtjelles.
Objekti i kultit (Kisha-xhami e Shen Stefanit)
Ndodhet  prane mureve rrethuese, ne anen veriperendimore te kalase.Ajo perbehet nga Naosi, mjedisi i altarit,dhe hajati ne anen jugore. Ne kendin e formuar ne anen e jashtme, nga keto te fundit eshte ndertuar me 1479 minarja pas pushtimit turk. Me perjashtim te  mureve te mjedisit te altarit, pjeserisht te rrezuara, muret e tjere ruhen ne lartesi te mire.

Objekti eshte ndertuar ne fund te shek.XIII. Eshte ndertuar sipas stilit romanik qe eshte perdorur ne kishat e kesaj periudhe ne Dalmacine Jugore, dhe Shqiperine Veriperendimore. Ne shek.XIII eshte ndertuar salla e kthina e altarit.Ne shek.XV eshte ndertuar hajati.Ne pjesen jugore te saj ndodhet porta dhe tri dritare te hapura pas modifikimit te absides nga turqit.Dritaret kane nje gjeresi prej 1.25 m ndersa dy shtyllat kane nje gjeresi prej 1.34m. Pas pushtimit turk kthehet ne xhami dhe ndertohet minarja.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate