15 maggio 2012

Parku Kombëtar i Butrintit, Albania

Parku Kombëtar i Butrintit

agora_butrint_big

Shpallur monument kulture në mbrojtje nga shteti shqiptar më 1948
Regjistruar si pasuri botërore e UNESCO-s më 1992
Përfshirja në Listën e Monumenteve në Rrezik më 1997
Zgjerimi si Sit i Trashëgimisë Botërore më 1999
Prezantim:
Pjesa kryesore e Butrintit si dhe shumë nga qendrat arkeologjike në afërsi të tij u shpallën monumente kulture që në vitin 1948 me aktin e parë rregullues për monumentet e kulturës.
Rëndësia kombëtare e Butrintit u njoh dhe u konfirmua me regjistrimin e tij në listën e pasurive botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 1992-shin. Regjistrimi i Butrintit në UNESCO u bë në bazë të kritereve kulturore (iii) “që është një dëshmi unikale dhe e jashtëzakonshme të një qytetërimi dhe tradite kulturore të zhdukur”.
Zona e shpallur si trashëgimi botërore në 1992, ishte zona brenda mureve që mbulonte 16 ha.
Në shtator të vitit 1979, pas krizës së shkaktuar nga rënia e skemave piramidale në Shqipëri, UNESCO dërgoi një mision në Shqipëri për të raportuar mbi gjendjen në të cilën ndodhej Butrinti. Në raportin e UNESCO-s u rekomandua që kjo qendër arkeologjike duhej të përfshihej në Listën e Trashëgimive Kulturore në Rrezik. 
Pershkrimi kulturor: 
Butrinti, i gjendur në bregdetin juperëndimor të Shqipërisë, është një vend magjik. Atmosfera e tij e vecantë krijohet nga një kombinim i arkeologjisë dhe natyrës dhe zor të gjendet diku tjetër në Mesdhe.  Bërthama e qytetit antik të Butrintit ndodhet në një kodër të vogël rrethuar nga ujrat e liqenit të Butrintit dhe kanalit Vivari. Në veri dhe në lindje mocalet ua lënë vendin maleve të larta. Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen në Perëndim. 
Butrinti është përshkruar si mikrobota e historisë mesdhetare. Për shkak të vendndodhjes së vet strategjike, Butrinti figuron në historinë e Mesdheut që nga Lufta e Parë e Peloponezit gjer tek luftrat e Napoleonit në shek. 19.  Qendra arkeologjike është  pushtuar në mënyrë të vazhdueshme që prej shek 8 P.Kr.  monumentet e tij greke, romake, bizantine, anzhuine, veneciane, otomane – pasqyrojnë këtë histori të gjatë dhe komplekse.
Zona e rrethuar me mur e Butrintit mbulon 16 ha të qendrës arkeologjike por janë edhe 24 ha të tjerë rrethinash antike që ndodhen në fushën e Butrintit përtej kanalit të Vivarit. Në mënyrë jo të zakontë qendra kryesore arkeologjike plotësohet me ruajtjen e mirë të qendrave shoqëruese në brendësi të tokës. Mungesa e zhvillimit modern në rajon ka ruajtur shumë elementë të peizazhit të këtyre vendeve antike dhe vizitorit i ofrohet një rast i rrallë  për të marrë arratinë  nga imazhet e jetës së shekullit të 20të dhe për të jetuar dicka të ndryshme. 
Historia e konservimit fillon që në vitet 1930 me punën e një misioni arkeologjik italian të kryesuar nga Konti Ugolini. Shumë monumente në Butrint janë konservuar në këtë periudhë.
Për më tepër, u rikonstruktua kalaja e akropolit dhe u përshtat për një përdorim bashkëkohor  dhe një muze arkeologjik. 
Butrinti, si fillim u zhvillua si një pikë edukimi dhe argëtimi për shkollat dhe vizitorët, dhe ndoshta për këtë arsye, iu dha më shumë rëndësi interpretimit të monumenteve përmes rikonstruksionit të tyre. Këto ndërhyrje përfshinë rikonstruktimin e skenës së theatrit, bazilikën, nimfeun dhe kullën Veneciane.
Prova qeramike që i përkasin Epokës së Bronxit të vonë e në vazhdim tregojnë banimin e kodrave të ulëta që formuan ishuj brenda pjesës së futur të detit dhe zonave mocalore të asaj që sot është fusha e Butrintit.
Pershkrimi historik: 
Në shek. e 4t P. Kr. Butrinti iu kthye kontrollit të pavarur Kaon dhe një provë mbishkrimore sugjeron se ai funksiononte si qendër administrative për zonën.  Në këtë periudhë pjesa më e madhe e vendbanimit u rimodelua. 
Ekspansioni romak në Epir filloi pas pasojave të luftës së tretë maqedonase në vitin 168-të p.Kr. në shek e 1-rë P. KR. Ndërtimi kryesor i Butrintit i kishte kapërcyer kufirin e murit rrethues të shek. 4t p.Kr. deri në bregun e kanalit Vivari. Tej Butrintit u ndërtuan cifliqe të pasura si ato që kish miku i Ciceronit T. Pompon Atiku. Në shek 1-rë P.Kr, Butrinti u deklarua si një koloni për ushtarët veteranë të luftërave civile, fillimisht prej Jul Cesarit dhe më pas nga Augusti. Krijimi i kolonisë coi në riorganizimin e agoras dhe zonës së teatrit, ndërtimit të një ujësjellësit, si dhe banjot publike. Që nga fundi i shke të tretë zonat më të vjetra publike të Butrintit mund të kenë rënë në dispërdorim.
Gjatë shekj 6-të, u banuan përsëri vendet e fortifikuara më parë ndoshta për t’u përdorur si strehim të ardhurish. Pas pushtimeve sllave të shek të 6-të vendbanimi kryesor i Butrintit duket sa ka dështuar duke patur kulmin në braktisjen e tij n ëmes të shek 7-të.
Butrinti nuk është pushtuar sërish deri nga fundi i shek 9-të kur kontrollin e rajonit e morën sërish bizantinët. Nga kjo periudhë në vazhdim, fati i Butrintit ishte i lidhur ngushtë me fatin e Korfuzit dhe betejën për supremaci në rrugët detare të Adriatikut.
Me vdekjen e Karlit III të Anzhuve (1836), Republika e Venedikut, e shqetësuar për të ruajtur rrugën tregtare të Adriatikut nga rreziqet që sillte Perandoria Osmane tashmë në rritje, mori si Korfuzin dhe Butrinti. Mbrojtja e Butrintit u përmirësua pas sulmit Osman të 1453-it.
Pavarësisht nga ky sistem i ri mbrojtje, Sulejmani i Madh e pushtoi Butrintin dhe ndërtoi një kamp më 1538.  Më 1572 Venedikasit e braktisën zonën. Një gravurë e hershme e shek të 19-të,  e tregon këtë vendbanim ende në përdorim.
Kapitulli final në historinë e gjatë të Butrintit erdhi me ndërtimin kalasë katrore në grykën e Vivarit nga Ali Pasha.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate