24 maggio 2012

Pogradeci, një opsion i shkëlqyer për të kaluar pushimet e veres 2012

Pogradeci, një opsion i shkëlqyer për të kaluar pushimet

Pogradeci, ofron kështu jo vetëm plazhin e tij liqenor, por edhe klimën e tij të freskët, ëmbëlsinë e mikpritjes dhe gatimet tradicionale që i bën pushuesit e tij, ti rikthehen sërish në sezon vere.

POGRADEC - Eshtë e shtuna e fundit e muajit Korrik, dhe në qytetin e Pogradecit nuk gëlojnë pushues të shumtë siç frekuentohet zakonisht të shtunave dhe të dielave ky plazh liqenor.

Një erë e lëhtë që fryn dhe moti jo edhe aq i nxehtë bëjnë, që plazhi të mos jetë me fluks të madh pushuesish. Megjithatë, grupet e njerzve që marrin rrezet e diellit shfaqen njëri pas tjetrit në rërën e breg liqenit, përballë të cilit vijnë radhë lokalet e shërbimit. Sapo del nga rruga e zonës së vilave qeveritare dhe i drejtohesh Tushemishtit, grumbuj plazhistësh qëndrojnë të shtrirë mbi rërë, e fëmijët i gëzohen ujit të liqenit duke notuar e zbavitur pak metra në thellësi me lodrat e tyre.
Miri, një pushues nga Tirana që thotë  Eshtë i katërti vit resht që vijmë në Pogradec për pushime. Jemi një grup prej pesë familjesh që shijojmë për disa ditë plazhin e qytetit të Pogradecit",- thotë ai.
Preferon plazhin e liqenit që është ndryshe nga ai i detit, edhe sepse ajri i freskët i këtij qyteti liqenor u bën shumë mirë fëmijëve. Sa për akomodimin, shprehet mjaft i kënaqur dhe mjafton fakti që për katër vite me radhë pushon në të njëjtin hotel, pronarin e të cilit thotë se e ka zënë mik, e tregon këtë vlerësim të tij. Pogradeci në këtë stinë vere nuk frekuentohet vetëm nga pushues të Tiranës, Elbasanit e të huajt. Targa të ndryshme automjetesh që qarkullojnë përgjatë rrugës për në Tushemisht e dëshmojnë këtë. Të shumtë janë vendasit por edhe korçarët që vijnë në këtë plazh gjatë fundjavës.
Rruga Korcë-Pogradec, e kthyer në një Superstradë deri në Qaf-Pllocë, ka lehtësuar së tepërmi lëvizjen e qytetarëve të Korçës drejt plazhit, dhe ata nuk mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi në këtë sezon vere. Për afro gjysëm ore, me një udhëtim komod, ndodhen në Pogradec, dhe pas një plazhi ditor kthehen sërish në Korçë.Mbi 150 mijë pushues parashikohet të vizitojnë qytetin e Pogradecit këtë sezon vere, dhe të qëndrojë aty për periudhën e plazhit, në sajë të investimeve që kanë ndryshuar jo vetëm sektorët publikë, por edhe atë privat të shërbimit të hotelerisë.Në të gjithë vijën breg liqenore nga Lini deri në Tushemisht me një gjatësi prej afro 35 kilometra, funksionojnë reth 40 hotele cilësore me kapacitet akomodimi 8 mijë shtretër. Pogradeci, ofron kështu jo vetëm plazhin e tij liqenor, por edhe klimën e tij të freskët, ëmbëlsinë e mikpritjes dhe gatimet tradicionale që i bën pushuesit e tij, ti rikthehen sërish në sezon vere.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate