02 maggio 2012

Prezantimi i Projektit final për zhvillimin e zonës bregdetare Plepa-Përroi i Agait


news_im_prezantimi-i-projektit-ne-mtkrs

 

 

   

 

Prezantimi i Projektit final për zhvillimin e zonës bregdetare Plepa-Përroi i Agait

U organizua në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve prezantimi final i studimit të zonës bregdetare Plepa-Përroi i Agait në gjirin e Durrësit, i cili është zbatuar me mbështetjen e UNDP-së.
Qëllimi i këtij studimi lidhet me  analizimin e problemeve të kësaj zone dhe propozimin e veprimeve të cilat do të çonin në rivitalizimin e këtij destinacioni turistik të mirënjohur në zonën e plazhit të Durrësit.  Ekipi i konsulentëve të angazhuar për të ndërmarrë këtë studim përfshin ekspertë të Planifikimit Urban, Arkitekturës, Menaxhimit të Mjedisit dhe Infrastrukturës. 
Ministri Bumçi gjatë fjalës së tij shtoi se në përfundim të projektit për rivitalizimin e zonës Plepa-Përroi i Agait ose siç njihet ndryshe Shkëmbi i Kavajës, në këtë studim prezantohen 23 masa prioritare, prej të cilave 17 janë projekte infrastrukturore (projekte ndërtimore) dhe 6 projekte jondërtimore për rijetëzimin e këtij monumenti të natyrës. Ky projekt do të jetë udhërëfyes edhe për projekte të tjera në këtë zonë shtoi më tej Z. Bumçi.
Gjithashtu ai shtoi se bashkarisht do të përpiqemi që ti bëjmë këto projekte të financueshme duke i kombinuar të gjitha burimet e mundshme, buxhetin e shtetit, buxhetin e njësisë vendore, donatorë dhe bizneset e interesuar, e mbylli fjalën e tij Ministri i TKRS-së, Z. Aldo Bumçi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate