01 maggio 2012

Rafting per te gjithe Intinerari Buzuq-Bogove, Berat

RAFTING PER TE GJITHE 

A keni menduar ndonjëherë të provoni përvojën unike të rafting edhe pse mund të jeni fillestarë dhe të ndiheni pak të pasigurt ? Ja se çfarë do t’ju ndodh në qoftëse ju do të na besoni ne këtë organizim të radhës RAFTING PËR TË GJITHË, itinerari Buzuq – Bogovë, Berat. Skuadra takohet në Berat dhe grupi bashkohet për t’u nisur ,me makinat tona drejt Buzuqit. Para nisjes së aventurës grupi udhëzohet nga një "leksion" për të gjitha teknikat dhe truket e nevojshme për t’u përdorur gjatë rafting. Të gjithë janë të përfshirë në mënyrë aktive në sportin rafting duke përdorur fuqinë e rremimit dhe lopatën, duke ndjekur dhe zbatuar porositë dhe komandat e sakta të Guidës Profesionale. Niveli vështirësie grada II. Kjo eksperiencë vjen me një ofertë të paparë për € 25 /person. ARG është e ndjeshme ndaj nevojave që të gjitha familjet kanë:një eksperiencë unike që kujdeset dhe për portofolin tuaj. Kjo ofertë mund t’i pajtojë këto dy nevoja. Paketa përfshin rafting 2 të rritur dhe një fëmijë me një çmim special prej € 60 . Dhe nëse keni më shumë se një fëmijë mos u bëni merak, ne do të aplikojë një rritje prej vetëm €10 për një fëmijë. Akomodim, darka tradicionale, mëngjesi, transporti kushton vetëm € 55 /rritur dhe € 35 /fëmijë. Përfitoni nga kjo ofertë dhe dhurojini fëmijëve tuaj një përvojë që do të mbajnë mend gjithë jetën. Mosha minimale është 5 vjeç e shoqëruar nga një prind, deri në 99 vjet. , cmimi 25 €, tel 00355672006621, email: info@albrafting.org, 09:00 - 19:00
Rajoni: ne Berat
25 €
00355672006621
http://www.youtube.com/user/AlbaniaRaftingGroup?feature=watch

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate