31 maggio 2012

Revista prestigjioze FROMMER's vendos në vend të parë të listës Shqipërinë, si vend raporti cilësi-çmim, i cili ofron mundësinë më shumë qetësi dhe kosto shumë më të ulët per vitin 2012.

bregdeti1Top Destination 2012 Riviera Shqiptare

Një nga revistat dhe guidat turistike më të njohura në Shtetet e Bashkuara e quajtur Frommer,s, së fundmi ka publikuar një listë me destinacionet më të mira në të gjithë botën për tu vizituar në vitin 2012.

Sipas kësaj renditje, Frommer's vendos në vend të parë të listës, Shqipërinë, duke e përcaktuar vendin tonë si vendin më të mirë për tu vizituar në vitin 2012. Raporti cilësi-çmim i ofron mundësinë pjesës më të madhe të turistëve të vizitojnë mrekullitë e Rivierës Shqiptare, duke e krahasuar me atë Kroate, me ndryshimin e madh se riviera shqiptare ofron më shumë qetësi dhe kosto shumë më të ulët.

Në  Shqipëri mund të gjeni; plazhet me rërë të bardhë, ujrat kristal dhe fshatrat tipik mesdhetar.

Parku Kombëtar i Llogarasë shfaqet me pishat e zeza, ku akoma mund të shikosh shqiponjat të fluturojnë lart, apo dhitë e egra dhe macet e egra europiane. Ekspertët e turizmit të sporteve në natyrë thonë që në Shqipëri është më e thjeshtë të praktikosh aktivitete të tipit paragliding apo thjesht ecjet në natyrë, ku je i rrethuar nga limonat, ullinjtë dhe nga kështjellat mesjetare të ndërtuara nga vetë sulltanët të cilët synonin pushtimin e Korfuzit.

Një nga pikat më të nxehta të Shqipërisë është dhe Borshi, ku në të tre kilometrat vijë bregdetare mund të gjejmë rrënoja të romakëve, grekëve dhe të venecianëve. Ndërsa Qeparoi është një vend i vogël ku grekët dhe shqiptarët jetojnë në mes të ullishteve të mbjella para kohës së Napoleonit, të cilat rriten mbi një plazh të bukur, peisazh të cilin mund ta shijosh nën shoqërinë e pak personave - referon Revista Amerikane Frommer's.
Për më tepër informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: http://www.frommers.com/micro/2011/top-destinations-2012/top-value-destination-albanian-riviera.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate