Rritet frekuentimi i Shëngjinit
Fundjava tërheq qytetarë të shumtë nga Kosova
Plazhi
i Shëngjinit në Lezhë është një destinacion mjaft i pëlqyer për
qytetarë të ndryshëm dhe ata kosovar, të cilët kanë përfituar nga rritja
e temperaturave për të kaluar fundjavën e tyre. Megjithëse është shumë
herët për të nisur sezonin turistik, kjo nuk i ka penguar pushuesit që
t’i drejtohen bregdetit të Shëngjinit për të kaluar ditë qetësie. Ata e
konsiderojne këtë zonë si një perlë të natyrës që nuk mund dhe sduhet të
braktiset, ndërsa kërkojnë që të përshpejtohet puna për pastrimin e të
gjithë zonës nga mbetjet e krijuara pas rreshjeve të shiut të disa
ditëve më parë.Numrin më të lartë të pushuesve në Shëngjin e zënë shtetasit kosovar, të cilët ndonëse udhëtojnë me qindra kilometra pëlqejnë që pushimet e tyre qoftë të fundjavës por edhe të sezonit ti kalojnë pikërisht në bregdetin e Shëngjinit. Duke parë interesimin e pushuesve, nga komuna Shëngjinit është bërë e ditur se brenda javës që vjen do të mundesohet e gjithë infrastruktura e nevojshme për tu shërbyer atyre, duke filluar me pastrimin total, vendosjen e kontenierëve, banjove publike dhe rritjes së pergjegjësisë së të gjithë administratës ndaj kësaj zone.
Nessun commento:
Posta un commento