15 maggio 2012

Shpella e Pëllumbasit Tirane, Albania

Shpella e Pëllumbasit Tirane
 

shpella-e-pellumbasit


Shpella e Pëllumbasit ndodhet në fshatin Pëllumbas, jo shumë larg qytetit të Tiranës (rreth 18 km), rrëzë malit të Dajtit. Kjo shpellë, ose siç quhet nga vendasit Shpella e Zezë, ka shërbyer si vendbanim që nga paleoliti i vonë deri në fillimet e epokës së hekurit. Një fakt i tillë tregohet nga objektet e gjetura në të (vegla pune prej stralli që i përkasin paleolitit të vonë). Shpella ka përmasa mbresëlënëse. Hyrja vjen me gjatësi 10-12 m dhe ka një thellësi në formë tuneli 70-80 m. Kjo shpellë është një pikë tërheqëse për turistët, por që mund të rrezikohet nga prania e guroreve dhe ndryshimet e shpeshta që po pëson i gjithë parku kombëtar i Malit të Dajtit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate