02 maggio 2012

«Travel Fair» – Prishtinë, 18-20 prill 2012

«Travel Fair» – Prishtinë, 18-20 prill 2012

Panairi ndërkombëtar «Travel Fair» – Prishtinë, është një prej panaireve të rëndësishëm të rajonit që zhvillohen në Kosovë. Ky panair ka si qëllim promovimin e turizmit rajonal, komunikimin mes aktorëve të pushteteve vendore, tour operatorëve, kompanive të fluturimit, mediave, agjencive kombëtare të turizmit në rajon, etj. Duke u nisur nga rëndësia e tregut kosovar, i cili renditet i pari për nga numri i vizitorëve që vijnë në vendin tonë, ky aktivitet konsiderohet me rëndësi të veçantë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Në ditën e hapjes së panairit, më datën 18 prill 2012, fjalën e rastit në emër të MTKRS-së e mbajti z. Abaz Hado, Zv. Ministër i MTKRS, i cili bëri një prezantim të turizmit shqiptar dhe të objektivave të vendit tonë në këtë sektor prioritar.

Drejtori i Përgjithshëm i AKT, z. Klodian Pajuni u intervistua nga RTK dhe Klan Kosova, rreth ecurisë së turizmit shqiptar dhe zhvillimeve në këtë drejtim.
Shqipëria në këtë vit është prezantuar me një stendë me hapsirë ekspozimi prej 40 metra², e realizuar me një dizajn të ri me kapacitet pjesëmarrjeje prej 7 desqesh informuese.

Stenda shfaqte ngjyrat e logos dhe përmbante gjashtë vende për agjencitë turistike, përveç desk-ut qëndror të rezervuar për AKT. Gjatë tre ditëve të zhvillimit të panairit, u vu re një interesim mjaft i lartë i tour-operatorëve të rajonit dhe individëve të veçantë në drejtim të vendit tonë si destinacion turistik. Ky interesim u shfaq në kërkesën e madhe për materiale promovuese dhe interesimin për të marrë informacion rreth destinacioneve verore turistike të Shqipërisë.

Subjektet pjesëmarrëse në stendë ishin: Bashkia Lezhë, Komuna Shëngjin, Komuna Velipojë, Albania Rafting Group, Hotel Harmonia, Adria Ferries, Hotel London.                                                                                                                                                                                          
Gjithashtu interesimi i vizitorëve të ndryshëm në stendë për Shqipërinë si destinacion turistik dhe për materialet promocionale, të cilat ishin shumë të kërkuara, tregon për një rritje të interesimit të rajonit për vendin tonë. Konkretisht, një rëndësi të veçantë paraqesin mediat, tour operatorët dhe gazetarët indipendentë të cilët kanë shprehur interes për të ofruar mundësi të reja për promovimin e turizmit shqiptar. Gjithashtu përsa i përket krahasimit me vitet e mëparshme, kishte një rritje të vizitorëve individualë, si dhe frekuentimit nga mediat kosovare.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate