07 maggio 2012

Turizem Albania, Pakete 1 ditore rafting ne lumin Vjose, Permet, Shqiperi

Rafting ne lumin Vjose, Permet, Shqiperi

1. Paketa 1 ditore Rafting ne Vjose
Udhëtarët që duan të bejne nje udhetim ne lumin Vjose duhet të mbërrijnë në mëngjes në qytetin e Permetit. Udhetimi me makinë deri në pikën e fillimit, merr rreth dyzet minuta. Pas mbërritjes në pikën e fillimit, guida do t'ju ndihmojë në përgatitjen për aventurë. Ky udhëtim do t'ju dhurojë një adrenalinë të madhe ndersa ju lundroni me gomone ne lume dhe me siguri do ta bëjë gjithcka  një eksperiencë të paharrueshme. Udhëtimi ne lume zgjat rreth 2-4 orë, dhe varet shumë nga niveli i ujit. Pas ose gjate udhetimit grupi shijon nje dreke fast food teper te shijshme.
Ky udhëtim kërkon një minimum prej 8 personash dhe një maksimum prej 35 personash.
Ky udhëtim kushton 45 Euro/ person dhe zhvillohet nga muaji mars deri ne muajin nentor.

2. Paketa 2 ditore Rafting ne Vjose
Dita në Permet
- Mbërritja në Permet.
- Akomodimi në hotel .
- Shplodhja ne natyrën e qetë mes cicërimave të zogjve, aromës unike të trëndafilave dhe ngrënia e një darke të shijshme , tradicionale e gatuar me shumë kujdes dhe e servirur me shumë vemendje nga miqte permetare.
Dita rafting
- Nisja,drejt pikes se nisjes,Vjose, Carshove.Udhëtimi zgjat 30 min.
- Mbërritja në Vjose dhe përgatitja për të filluar aventurën.
- Pas mbërritjes në pikën e fillimit, guida do t'ju ndihmojë në përgatitjen për aventurë. Ky udhëtim do t'ju dhurojë një adrenalinë të madhe ndersa ju lundroni me gomone ne lume dhe me siguri do ta bëjë gjithcka  një eksperiencë të paharrueshme. Udhëtimi ne lume zgjat rreth 2-4 orë, dhe varet shumë nga niveli i ujit. Pas ose gjate udhetimit grupi shijon nje dreke fast food teper te shijshme.
- Mbarimi i guidës.
Kjo paketë kushton 65 € / person dhe gjithcka me siper eshte e perfshire.
! Cmimet e mësipërme janë pa tvsh.
! Grupi duhet te jete me i madh se 8 persona. Gjithsesi jeni te ftuar te na kontaktoni dhe ne shikojme mundesite nese mund t'ju bashkojme me grupe te tjera.

  http://www.albrafting.com/SQ/programet/1-dite-rafting-ne-vjose

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate