04 maggio 2012

Udhetimet ne rruget e shqiperis "Albania on the road"

Udhëtim në Rrugë
Ecjet në këmbë si edhe vrapimet janë një prej aktiviteteve dhe sporteve të lira mjaft të njohura dhe të përhapura në Shqipëri.
Një dukuri e tillë vihet re lehtësisht si në rrugët urbane, ashtu dhe në zonat e caktuara pranë qyteteve si; në  Parkun e Madh në Tiranë, Plazhet e  Durrësit,   Vlorës, Shën Gjinit, apo zonat malore. Kombinimi i ngjitjes në mal dhe eskursionit, shndërron një ditë të thjeshtë udhëtimi, në një ditë ekspedite plot interes. Zonat më të frekuentuara që ofrojnë udhëtime të varieteteve të tilla janë: Razma, Thethi, Llogara, Dajti, Morava.
Një tjetër  sport me mjaft popullaritet në Shqipëri është çiklizmi. Për këtë sport gjenden terrene të ndryshme, si edhe mjaft shtigje për të ushtruar atë. Disa udhëtime të organizuara me biçikletë ekzistojnë në veri të vendit, përreth Thethit, Bogës, Vermoshit, si dhe rreth liqenit të Shkodrës.  Ato më spektakolaret kërkojnë një shpirt aventurier dhe vullnet për tu ushtruar. Distancat e shkurtra nëpër rrugët e Shkodrës apo Tiranës ofrojnë mundësi për tu përshkruar si nga çiklistë fillestarë ashtu edhe nga çiklistë profesionistë.

Shqipëria është përfshirë edhe gjatë turneut Evropian "Eurobiker" me motorçikleta.
Gara Euro-Tour kaloi nga Austria, nëpër Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Greqi, Itali etj. Ndalesa e kësaj gare në Shqipëri u bë në datat 29- 31 Maj 2007.
Sportet e garave me makina, Rally, Nascar, Formula 1 bëjnë që të renditet edhe Shqipëria përbri vendeve dhe shteteve me traditë në këto sporte siç janë: Italia, Australi etj. Mjaft pilotë pjesëmarrës gjatë garave, më 20 Dhjetor 2007, kanë komentuar: "Great rally in a wonderful country of Albania".

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate