15 maggio 2012

Ura e tabakëve Tirane, Albania

Ura e tabakëve Tirane
ura-e-tabakeve
Ura e tabakëve është një ndër monumentet arkitektonike me të cilat u pajis Tirana gjatë gjysmës së parë të shek. XVIII. Ajo ndodhej brenda në qytet, mbi përroin e Lanës. Kjo urë është e ndërtuar me gurë, me tri harqe dhe në atë periudhë ndodhej në krye të rrugës së Shën Gjergjit, sot rruga Ali Demi, nën të cilën deri në prag të Luftës së dytë Botërore kalonte Përroi i Lanës. Ajo lidhte qendrën e qytetit me lagjen e Tabakëve, e cila ishte ngritur në krahun e majtë të Lanës, rreth e rrotull Xhamisë së përmendur të Tabakëve dhe më tej me Malësinë e Tiranës. Ura, e cila ruhet edhe sot si monument kulture, u ndërtua me fondet e esnafit të Tabakëve dhe jo nga një familje e vetme siç është pretenduar kohët e fundit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate