02 maggio 2012

Zv/ministri Nikoll Lesi në Panairin Botëror të Turizmit në Londër

Zv/ministri Nikoll Lesi në Panairin Botëror të Turizmit në Londër

news_im_zv
 
Lesi:  “Shqipëria nuk është Parajsa, por vend i këndshëm”

Në Panairin Botëror të Turizmit që po zhvillohet prej dy ditësh në Londër të Anglisë merr pjesë dhe Shqipëria me një pavion interesant të saj e të përgatitur nga Agjensia Kombëtare e Turizmit.  Gjatë dy ditëve të para në këtë Panair të rëndësishëm botëror ka patur një interesim shumë të madh nga të huajt për Shqipërinë, pasi në vitet e fundit vendi ynë është bërë destinacion i kërkuar për turistët e huaj. Në pavionin e Shqipërisë ka interes të madh nga turistë, operatorë turistikë dhe biznesmenë angleze, gjermanë, austriakë, suedezë, japonezë, kinezë, amerikanë, etj. Këtë vit ka rënë në sy kërkesa e operatoreve rusë të cilët e shikojnë Shqipërinë si një destinacion turistik interesant për vitin 2012. Në Panair bie në sy prania e të gjitha mediave botërore. Zv/ministri  i Turizmit,  Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Nikoll Lesi ndjek nga afër Panairin si dhe po jep intervista për mediat e huaja në lidhje me turizmin shqiptar. I shoqëruar nga Ambasadorja në detyrë znj. Teuta Starova, zv/ministri shqiptar  është takuar me drejtuesit e lartë të Organizatës Botërore të Turizmit, me partnerë e homologë të tij nga shtete të ndryshme të botës .

Zoti Lesi i cili ndodhet në vendet e Mbretërisë së Bashkuar për një periudhë kohe ka në plan të vizitojë Irlandën, Skocinë e Uellsin me qëllim promovimin e turizmin shqiptar. Ndër bisedat në Panair bie në sy se këtë vit Shqipëria është një vend konkurues dhe i kërkuar për turizmin bregdetar, por sidomos atë kulturor. I pyetur nga gazetarët e huaj për problemin e mbeturinave në rrugë e ujërat e zeza zv/ministri Lesi tha se ne jemi vend shume  i mirë për turizëm dhe po rrisim masat në këtë drejtim për mbajtjen pastër të mjedisit. Tani do të ketë masa represive ligjore mbi cdo ndotës të mjedisit. Them se do të jenë drastike. “Unë nuk thashë se Shqipëria është një vend ideal apo parajsa e botës-theksoi Lesi para gazetarëve të huaj- pasi po të ishte kështu do të shkonit ju anglezet që të jetonit e të mbaroni universitetet në Shqipëri. Unë thashe se jemi vend miklues, i shkëlqyer për të kaluar disa ditë apo javë në vendin tim. Ne po zhvillohemi nga pak e përdite”

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate