09 maggio 2012

Zv.ministri Ustaibo mori pjesë në Panairin e Turizmit në Tiranë, Albania 2012

Ustaibo ne TiranePublikuar: 26 prill 2012"Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve te ndryshme me qëllim qe te nxisim vizitoret te përjetojnë bukuritë e Kosovës është qëllimi ynë primar". Këto fjalë i tha zv.ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo në në Panairin i Turizmi në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Tiranë.


Zv.ministri Ustaibo mori pjesë në Panairin e Turizmit në Tiranë

Panairi ka për qëllim ofrimin e bashkëpunimit rajonal dhe të promovimit të tij si njësi turistike e integruar, e që krijon atraksion ndaj turistit.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Ustaibo potencoi: ‘‘Turizmi është “një industri pa oxhak”, pra një industri që prodhon pa konsumuar lëndën e parë dhe pa ndotur ambientin. Ushqimi tradicional, pijet, artizanalet, produktet bujqësore lokale dhe eksperiencat e ndryshme që sot po ekspozohen në  “Panairin turistik të Ballkanit Perëndimor” kanë rendësi të veçantë për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe përkatësisht zhvillimin e produktit turistik. Zhvillimi i produktit turistik është edhe guri themelor në hapat e zhvillimit të turizmit. Dëshmi e kësaj është pikërisht organizimi i këtij panairi’’.

Po ashtu, zv.ministri Ustaibo theksoi se përpjekjet tona të vazhdueshme për integrim sa më të shpejtë në familjen evropiane janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e ekonomisë në rajon dhe konkretisht zhvillimi i turizmit vendor ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Hapja e rrugës se kombit dhe lehtësimi i lëvizjes së popullsisë ndermet dy shteteve bën të mundur që bukuritë e Kosovës të eksplorohen më me lehtësi jo vetëm për Shtetin shqiptar, por edhe në rajonet përreth dhe më gjerë.
Gjatë këtyre ditëve sa do të jetë i hapur panairi do të promovohet bashkëpunimin rajonal për turizmin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për të arritjen e standardeve ndërkombëtare në tërheqjen e sa më shumë investitorëve, që do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik.

Zëvendësministri Ustaibo u bëri thirrje pjesëmarrësve të panairit, që sa më shpejtë të vini në Kosovë, të kënaqeni, të shijoni dhe të përjetoni bukuritë dhe atraksioneve turistike që do t’i hasni atje!
Panairi është i hapur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të zgjasë prej 25-28 prill 2012.
Këtë panair e ka ndihmuar në organizim edhe Agjencia për Promovimin e Investimeve e Kosovës (APIK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate