20 marzo 2013

Gjirokastër, kishat, ruajtje me pajisje alarmi

GJIROKASTËR-19 Mars 2013 - 14:29
 Gjatë një vizite pune në Gjirokastër, drejtori i Përgjithshëm i Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, tha se, "duke parë rrezikun që u kanoset kishave dhe objekteve të tyre me vlera monetare dhe kulturore e historike, do të aplikohet mbrojtja e tyre me metoda bashkëkohore nëpërmjet instalimit të pajisjeve të alarmit". 

"51 kishat më të spikatura dhe më të rëndësishme në shkallë vendi do të përfshihen në një projekt që parashikon vendosjen e sitemit të alarmit, sistem ky që do të lidhet me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e e tyre", tha Baçe. 

Ai u shpreh se, "kemi përfunduar një projekt ambicioz për të instaluar në godinat e kishave më kryesore kamera sigurie dhe sistemin e alarmit". Sipas tij, me dhënien e alarmit do të ketë ndërhyrje të menjehershme të forcave të rendit apo policive të komunave. Bace nënvizoi se, "prioritet në këtë projekt do të kenë ato kisha që janë në zona të thella malore dhe ku gjenden afreske me vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore". 

Projekti që pritet të finalizohet në muajin prill do të përfshijë edhe disa kisha të qarkut të Gjirokastres të shpallura monument kulture të kategorisë së parë dhe që mbartin vlera të jashtëzakonshme arkitektonike, kulturore dhe historike, si ajo e Leusës në Përmet, Labovës së Kryqit, disa të Dropullit të Poshtëm dhe të Sipërm etj. 

Mjaft kisha në qarkun e Gjirokastrës janë bërë pre e grabitësve, të cilët kanë mundur të marrin afreske me vlera të jashtëzakonshme me qëllim tregtimi. Baçe shtoi se, "sistemi i alarmit është një zgjidhje efektive dhe e qëndrueshme për parandalimin e vjedhjeve të këtyre objekteve". 

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate