20 marzo 2013

me datë 26 mars 2013 ju ftonë të bëheni pjesëmarës e një iniciative unike në Shqipëri, NJË SHFAQIE NDRYSHE .............NJË EMOCION NDRYSHE


NJË SHFAQIE NDRYSHE .............NJË EMOCION NDRYSHE
Grupi i vullnetarëve “Teatri i Integruar i Tiranës” në bashkëpunim me “Eksploruesit – Albanian Beauty” ditën e martë me datë 26 mars ju ftonë të bëheni pjesëmarës e një iniciative unike në Shqipëri. Gjimnazi “Ashtjeven Gjecovi” në qytetin e Laçit për fëmijët me aftësi të kufizuar, në Pallatin e Kulturës në Laç sjell në skenë komedin “I pangopuri”. E realizuar nga fëmijët e këtij gjimnazi, me pak fjalë nga një kast teatror unik, kjo shfaqie do të përcjellë tek ju një emocion unik!
Ju ftojmë që të gjithë të kontribojmë për këtë shfaqie bamirësie, të mbushim sallën e Pallatit të Kulturës që këta fëmijë të veçantë të ndiejnë përkrahjen tonë dhe të mos ndihen vetëm.
T’iu tregojmë gjatë 2 orëve të shfaqies që ata nuk janë dhe s’kanë për të qenë kurrë vetëm!

Nisja bëhet në orën 14:00 tek sheshi Nënë Tereza dhe kthimi ne Tiranë në orën 18:30.

Kosto për person është 700 lek ku përfshihen transporti Tiranë – Laç – Tiranë (500) dhe bileta e shfaqies (200 lek).

Të gjitha të ardhurat të mbledhura nga kjo shfaqie do të shkojnë për të plotësuar sado pak nevojat e fëmijëve me aftësi te kufizuar nëpër qytete të tjera.
Për rezervime dhe më shumë informacion kontaktoni
C: +355693771019 (me sms)
F: eksploruesit – albanian beauty. fan page - facebook.com

Faleminderit!!!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate