21 marzo 2013

Shqipëria – në qendrën e vëmendjes së Bursës Turistike “Pushime&Spa” 2013


botuar e enjte, 21 shkurt 2013 11:23.PD
Autori: Anna Kapitanova
© Foto: wikipedia.org
Rritet numri i bullgarëve të cilët interesohen për pushime verore në Shqipëri.
Edhe sivjet u organizua Bursa “Pushime dhe Spa” në Sofje. Shumë firma ndërkombëtare të sektorit turistik prezantuan ofertat e tyre për pushime në mal dhe det. Së shpeshti turistët bullgarë interesohen për vendet që i kanë fqinje. Gjatë stinës së verës bullgarët në masë bëjnë pushime në Turqi dhe Greqi. Mirëpo, sivjet interesi për Shqipërinë ishte jashtëzakonisht i madh si nga vendasit, ashtu edhe nga të huajt. Për herë të parë një ekspozitën vjetore të marketingut të turizmit morën pjesë përfaqësues shqiptarë. Sivjet nga Tirana kishte ardhur Kompania “Albanian Travel and Hospitality Service” (ATHS).
© Foto: Anna Kapitanova
Vitet e fundit Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Menaxheri i turizmit Florian Dhamo sqaroi ATHS është ndër operatorët më të vjetër në Shqipëri dhe ka 20 vjet në tregun shqiptar. Sipas fjalëve të tij, një numër të madh të turistëve të huaj në Shqipëri e përbëjnë maqedonasit, malazezët dhe polonezët. I pyetur pse bullgarët nuk e dinë shumë për shqiptarët ndonëse jemi aq afër gjeografikisht, z. Dhamo u përgjigj kështu: “Kjo është historia për t’u rishikuar, sepse vijmë nga izolimi komunist. Askush nuk e njehte Shqipërinë. Ishte ai bllokimi komunist, kurse tani të gjithë po e njohin.” Sigurisht, sektori i turizmit ka bërë shumë për “zbulimin” e bukurive natyrore të vendit, po edhe për njohjen e mendësisë së këtij populli të lashtë të Ballkanit. Turizmi është njëra nga fushat e cila kontribuon në afrimin e dy popujve tanë. Siç pohon vetë z. Dhamo, kohën e lirë e kalon midis librave dhe udhëtimeve dhe është i mendimit se Bullgaria është e mrekullueshme. 

Po të doni të dëgjoni vlerësimin ekspert të Florian Dhamo për turizmin në Shqipëri dhe të mësoni çfarë janë përshtypjet e tij për Bullgarinë, klikoni mbi audio-ikonat.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate