10 aprile 2014

A i kushtohet vemendja e duhur industrise se turizmit ne vendin tone?


Pergatiti: Etleva Bazi, diplomuar ne Bullgari, ne Unive rsitetin Shteteror te Sofjes “St. Cle ment Ohridski”, Master Shkencor, Turizem 
Cdo sezon veror degjoj te flitet per zhvillimin e turizmit ne vendin tone, per rritje te numrit te turisteve te huaj, per rritje te te ardhurave nga ky sektor, per reklamimin e Shqiperise ne stacionet e huaja televizive ne bote si CNN apo BBC, pjesemarrjen tone ne Panairet e Medha Turistike si ne Berlin, Rome…e inciativa te tjera si keto, qe une do ti quaja “kopjuese”, pa ide dhe pa planifikim te mirefillte se cfare presim nga keto shpenzime qe behen. Nuk mund te mohoj qe ka nje rritje te turisteve te huaj ne vend, por a e promovojme ne sic duhet vendin tone per te marre maksimumin nga ky sektor? Jane dy pika kryesore ku dua te ndalem: Promovimi I Shqiperise nga turoperatoret vendas dhe promovimi I Shqiperise ne media. Turizmi eshte industria qe duhet te shnderrohet ne industri kyce ne vend. Ne periudhen e krizes ekonomike, njerezit jane ne kerkim te destinacioneve te lira dhe Shqiperia patjeter eshte ne kete kategori per nje turist gjerman, anglez apo rus te cilet jane dhe ato qe udhetojne dhe shpenzojne me teper. Eshte nje vend ekzotik, pak I njohur dhe qe ofron nje klime mjaft te mire, nje natyre te mrekullueshme, nje kulture dhe histori te lashte. Pikerisht, ne kombinimin e ketyre opsioneve qendron dhe celesi per ta bere te suksesshem nje destinacion turistik. Shpesh e me shpesh ne i meshojme turizmit detar, per te cilin kemi konkurente te forte ne Ballkan (Mali I Zi, Kroaci, Greqi) qe ofrojne detin por dhe nje sere sherbimesh te tjera ekstra me standarte shume me te larta se ne. Nje nga praktikat kryesore qe ndiqet momentalisht ne shume vende te botes eshte promovimi I paket I turizmit masiv. Resoret verore apo dimerore ofrojne sherbimeper te tera moshat duke u kthyer keshu ne pika terheqjeje per te gjitha turistet. Promovimi I tepert I tyre, ben qe ne keto vende te ankorojne nje numer me I madh turistesh sec mund te mbaje resori. Kjo shkakton mbipopullim qe ngadale shpie ne shkaterrimin e resortit (mbindertim, ndotje, prishje te rrugeve…etj). Sikunder, e permenda dhe me siper, Shqiperia jep mundesi per kombinimin e llojeve e ndryshme te turizmit duke ofruar nje produkt te plote turistik dhe te vecante nga vendet e tjera te rajonit si: turizem balneologjik (llixhat ), turizem kulturor (kalate e shumta, qytetet e vjetra…) , turizem kulinar (gatimet karakteristike shqiptare, te cilat mund te shoqerohen me fjetje ne shtepi karakteristike te zones), turizem ekologjik (Llogara, Parku Kombetar I Butrintit, lugina e Valbones etj.). Sipas European Travel Commission prenotimet dhe blerjet e paketave turistike online kane tejkaluar blerjet ne adresa fizike ne SHBA (2011). Ky eshte nje trend I cili po shtrihet gjere ne te gjithe boten. Nese beni nje kerkim mbi Shqiperine ne google.com per te pare cka gjejne turistet e huaj mbi Shqiperine, do te gjeni shume pak informacion ose nje informacion teper siperfaqesor. Mangesia e informacioneve mbi Shqiperine ne internet eshte nje nga pikat me te dobeta te vendit tone. Per fat te mire ose te keq sot numerohen mbi 2 biliard perdorues interneti (30 Qershor 2012, www.internetworldstats.com) dhe nje pjese e mire e tyre marrin informacion online. Imazhi eshte nje nga elementet me kritike ne perzgjedhjen e destinacionit turistik. Eshte ai qe shet destinacionin. Me ka rastisur te njoh shume te huaj, madje dhe fqinje me ne dhe njohuria qe kane per Shqiperine eshte teper e varfer, si nje ish vend komunist me diktator Enver Hoxhen. Jane pikerisht keto rezultatet e nje promovimi jo te duhur turistik, e nje shpenzimi qe nuk sjell te ardhurat e duhura dhe qe do te sillte shume me teper nese Shqiperia do te promovohej ne kanalet e duhura te shperndarjes se informacionit

Pergatiti: Etleva Bazi, diplomuar ne Bullgari, ne Unive rsitetin Shteteror te Sofjes “St. Cle ment Ohridski”, Master Shkencor, Turizem 
https://www.academia.edu/5700474/A_i_kushtohet_vemendja_e_duhur_industrise_se_turizmit_ne_vendin_tone

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate