22 aprile 2014

Dita e Tokës – Promovohet turizmi i qëndrueshëm në Lezhë

Dita e Tokës - Promovohet turizmi i qëndrueshëm në Lezhë
Dita e Tokës – Promovohet turizmi i qëndrueshëm në Lezhë
TIRANË, 22 Prill/ATSH/ -Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni mori pjesë sot në festimet e Ditës Botërore të Tokës në Lezhë.
Në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës, Shoqatën e Turizmit, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ambasadën Amerikane përmes nismën së saj “Qytetet e Gjelbërta”, Ministria organizoi mini-panairin e turizmit, artizanatit dhe kulinarisë me prodhime lokale të zonës së Lezhës, të cilat ruajnë dhe zhvillojnë parimet e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Aktivitetet u organizuar pranë sheshit para Memorialit të Skënderbeut dhe synojnë zhvillimin e një modeli të produktit turistik lokal, duke ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Pas mesditës aktivitetit iu bashkua grupi i ciklistëve diplomatë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, kryesuar nga Zv.Ambasadori Henry Jardine, të cilët nisën sot në mëngjes rrugëtimin me bicikleta nga Shkodra drejt Sarandës.
Ministrja Gjermeni duke falenderuar Kryetarin e Bashkisë, Viktor Tusha për mikpritjen dhe zv.Ambasadorin Jardine për nismën që promovon qytetet e pastra, vlerësoi se kujdesi për një mjedis të pastër, i shërben të ardhmes sonë të shëndetshme.“ Sot promovojnë turizmin dhe potencialet e tij që na i ka falur natyra, promovojmë këto prrodhime të mrekullueshme qe toka na i ka dhuruar, ndaj ne duhet të kujdesemi cdo ditë për mjedisin ku jetojmë“ , deklaroi Ministrja Gjermeni.
Panairi tërhoqi interesin e banorëve të zonës dhe turistëve të pranishëm, të cilët shijuan kostumet dhe veshjet karakteristike të zonës, vallet dhe këngët e grupeve të zonës, provuan prodhimet lokale dhe u njohën me ofertat që reklamuan hotelet dhe operatorët turistikë të zonës. /gj.m/ /a.ke/http://www.ata.gov.al/dita-e-tokes-promovohet-turizmi-i-qendrueshem-ne-lezhe-97097.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate