04 aprile 2014

Mundësi për të përmirësuar statusin e muzeve: Konferenca e Dytë Muzeore në Tiranë “Meet See Do”, do të mbahet nga data 08-10 prill

Ekspozite pikture ne Muzeun Historik Kombetar Foto Agim Dobi ATSHTIRANË, 4 Prill/ATSH/-Mbi 60 profesionistë të muzeve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), do të kenë mundësi të diskutojnë, të këmbejnë mendime dhe të mësojnë për mundësitë e përmirësimit të kushteve të vështira me të cilat përballet çdo ditë muzeu.
E organizuar ngaTrashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe nga Rrjeti Ballkanik i Muzeve, Konferenca e Dytë Vjetore e Muzeve “Meet See Do”, do të mbahet nga data 08-10 prill në Tiranë, si vazhdim i ftesës së hapur për projektpropozime nga muzetë. Konferenca “Meet See Do” u drejtohet muzeve dhe profesionistëve të trashëgimisë së Ballkanit Perëndimor, që ndajnë vlerat dhe vizionin e Rrjetit Ballkanik të Muzeve: promovimin e muzeve, si institucione të mësuarit, zbulimit, frymëzimit dhe si faktorë të ndryshimeve shoqërore, që i përkasin shoqërisë dhe ruhen prej saj, të hapur për këdo dhe për të mirën e të gjithëve.
Ajo po ndjek dhe parimet e përgjithshme të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, që punon për të ruajtur trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore të prekur nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë natyrore, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jetike për ndërtimin e demokracisë dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut. Konferenca do të hapet në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës nga Dr. Ing-Marie Munktell, kryetare e Bordit Drejtues të CHëB, z. Patrik Svensson, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Suedisë në Shqipëri dhe z. Melsi Labi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë fjalime dhe të marrin pjesë në seminare të drejtuara prej  asistentëve të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, Britaninë e Madhe dhe Suedi, duke trajtuar tema, si: Drejtësia shoqërore; Rishkrimi i së shkuarës/Rrëfimi / Interpretimi; Përfshirja, angazhimi, qasja dhe gjithëpërfshirja; Zhvillimi i projekteve të suksesshme / Menaxhimi i projekteve; Muzeologjia.Konferenca do të konkludojë me krijimin e partneriteteve të reja dhe me ide për projekte, që mund të paraqiten për financim. Ka disa grante në dispozicion të muzeve (deri në 4,000 €, si dhe një çmim të veçantë për projekte ndërkufitare, deri në 7000 €).
Rrjeti i  Muzeve Ballkanikë dhe Konferenca “Meet See Do” mbështeten nga Qeveria Suedeze dhe Fondacioni“Stavros Niarchos”. Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës, si anëtar i Rrjetit të Muzeve Ballkanikë,është partner implementues i konferencës. Pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë edhe shpallja e Rrjetit Ballkanik të Muzeve të saporegjistruar, një platfomë jozyrtare  e mbi 20muzeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që ekziston që prej vitit 2006.
Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa Kufij ka zyra në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Suedi. CHëB punon me trashëgiminë kulturore, duke e konsideruar atë si forcëaktive për pajtimin, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik e social, duke krijuarkapacitete, ndërgjegjësim dhe mundësi për ruajtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore nëshoqëritë e prekura nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore./a.gegvataj/ http://www.ata.gov.al/mundesi-per-te-permiresuar-statusin-e-muzeve-konferenca-e-dyte-muzeore-ne-tirane-88480.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate