14 aprile 2014

Shqipëri-Kosovë, nisin takimet për paketën e përbashkët turistike

Postuar më: 14 Prill 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, dhe Agjencitë e promovimit të Turizmit nisën  sot në Gjakovë takimet e përbashkëta mes operatorëve turistikë të dy vendeve tona (B2B), për hartimin e paktës së përbashkët turistike Shqipëri-Kosovë.
Ndalesa e parë e takimeve 2-ditore ishte Gjakova. Delegacioni I Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, I cili kryesohej nga Zv. Ministri Dalipi u prit nga Kryetarja e Gjakovës Znj. Mimoza Kusari Lila, dhe Zv.Ministri I Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
Të dy palët rabë dakort të punojnë për hartimin e masterplanit për ofertën e produktit të Alpeve Shqiptare. Ky product është edhe një nga drejtimet kryesore të strategjisë së zhvillimit të turizmit.
Nisma për hartimin e paketës së përbashkët turistike Shqipëri Kosovë vjen pas nënshkrimit të marëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turismit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës në Tiranë më 6 Shkurt.
Të dy vendet kanë rënë dakord se krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, është e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/shqiperi-kosove-nisin-takimet-per-paketen-e-perbashket-turistike

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate