02 aprile 2014

Sporti i kacavjerrjes është aktiviteti më i mirë fizik që vë në lëvizje të gjitha muskujt e trupit



 

NGA MATILDA ZAIMI

02 Prill 2014 - 14:45



Sporti i kacavjerrjes është aktiviteti më i mirë fizik që vë në lëvizje të gjitha muskujt e trupit.

Përfitimet që ka trupi jonë në ushtrimin e këtij sporti të ri në Shqipëri, që pak njihet nga ne, janë të shumta. Ne kryejmë aktivitet fizik pa e kuptuar lodhjen pasi çdokush që e ushtron kacavjerrjen ka si qëllim të shpallë një sfidë qoftë vetës së tij, qoftë grupit apo shokut që garon.
 
Ky lloj sporti mund të kryhet edhe si garë dhe ka në vetvete argëtimin duke ndjekur një intinerar që arrin në majën më të lartë.

Elion Çikopano, i  riu që bashkë me miqtë e tij amerikanë dhe shqiptarë ka mundur ta sjell këtë sport edhe në Shqipëri duke hapur një palestër, ku mund të ushtrohen por edhe të argëtohen në mënyrë që ta zhvillojnë edhe më tej këtë sport në terren.

KACAVJERRJA
(Në foto: Duke u kacavjerrë në palestër)

Ne e intervistuam Elionin për të na treguar më tepër për këtë sport dhe për përfitimet fizike që na jep ushtrimi i tij.
 
Elioni tha se kacavjerrja përveçse është një sport që të jep shumë kënaqësi në të njëjtën kohë kryhen edhe një aktivitet fizik më të mirë se palestra pasi ky lloj sporti ka në vetvete sfidën dhe ata që e ushtrojnë në moment nuk e vënë re që përveçse po argëtohen ata po vënë në lëvizje të gjitha muskujt.

kacavjerrja
(Në foto: Duke u kacavjerrë në palestër)

“Kacavjerrja bën një koreografi të të gjithë muskujve të trupit dhe më pas vënë re që trupi i tyre është tonifikuar”, tha Elion Çikopano.
 
Palestra e kacavjerrjes është e ndërtuar me mure të cilat kanë relieve të ndryshme. Gurët e vendosur në mure janë me ngjyra dhe forma të ndryshme që përfaqësojnë shkallën e vështirësisë së tyre sipas ngjyrave.

kacavjerrja
(Në foto: Duke u kacavjerrë në palestër)

Elioni na tregon gurët që janë përcaktuar me V0. Ato kërkojnë një forcë më të vogël për t`u kacavjerrë. Ndërsa gurët me V7 kërkojnë më shumë forcë për t`u ngjitur në krye të palestrës.
 
Sporti i kacavjerrjes është ndër trendet e sportit në Shqipëri në të cilën të rinjtë por edhe fëmijët i përkushtojnë një kohë të caktuar qoftë për argëtim por edhe për të vënë në lëvizje të gjitha muskujt. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/dobesohuni-dhe-argetohuni-me-kacavjerrjen-207962.html#sthash.ItcoTt1i.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate