31 luglio 2014

Durres; “Miss dhe Mister Turizmi 2014″ , Juria shpalli edhe disa fitues të tjerë, jo vetëm në fushën e imazhit, por edhe në atë të traditës së kulinarisë

Durrës-Miss dhe Mister Turizmi 2014, fitojnë vajza nga Gjakova dhe djali nga Shijaku Foto Gezim KabashiDurrës 31 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. – Një vajzë nga Gjakova dhe një djalë nga Shijaku janë kurorëzuar mbrëmjen e kaluar me titujt “Miss dhe Mister Turizmi” 2014. Në përfundim të spektaklit, të organizuar në mjediset e kompleksit tturistik “Tropikal” pranë Durrësit, Artnesha Krasniqi, studente 21-vjecare kosovare dhe Serxho Gjyli, maturant nga Shijaku, kanë fituar konkurimin mes 32 vajzash dhe djemsh, të ardhur nga Durrësi, Tirana, Kavaja, Lushnja, Kruja, Gramshi, Tropoja, Kosova etj.
Organizatorja e kësaj veprimtarie, Myzejen Konduri, tha për ATSH-në se edicioin e nëntë të “Miss e Mister Turizmit” e drejtoi Xheni Konduri, ndërsa konkurentët janë përgatitur nga koreografi Arjan Plaku. Djemtë dhe vajzat sfiluan gjashtë herë përballë shikuesve të shumtë, që ndoqën veprimtarinë për afro dy orë e gjysëm. Sipas të njejtit burim, juria e drejtuar nga Floriana Garo shpalli edhe disa fitues të tjerë, jo vetëm në fushën e imazhit, por edhe në atë të traditës së kulinarisë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/durres-miss-dhe-mister-turizmi-2014-fitojne-vajza-nga-gjakova-dhe-djali-nga-shijaku-149424.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate