22 luglio 2014

Interes ndaj Kanioneve të Osumit, rritet numrin e turistëve në Berat 7/2014

Berat - Janë në rritje turistët që kanë vizituar qytetin e Beratit në krahasim me një vit me parë. Nga të dhënat, turistët që vizitojnë institucionet muzeale dhe atraksionet e reja turistike kanë qenë 15% më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat jepen nga Marjus Qytyku, specialist i turizmit dhe trashëgimisë pranë bashkisë së Beratit
Në këtë 6 mujor të parë të vitit kemi 15% më shumë vizitorë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Atraksionet e reja turistike si mali Tomorr, kanionet e lumit Osum, promovimi që po i bëhet Shqipërisë për turizmin kanë ndikuar në shtimin e numrit të vizitorëve. Z. Qytyku thekson se një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen turistike për këtë vit kanë qenë projektet dhe eventet e realizuara siç ishte " Urat e Ballkanit flasin", panairi kombëtar shëtitës etj.
Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të qytetit të Beratit, i cili trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike, të cilat përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate