06 luglio 2014

Koka: Parku Divjakë–Karavasta, do të shndërrohet në një destinacion elitar të turizmit

Lefter Koka

TIRANË, 4 Korrik/ATSH/-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i shoqërura nga deputeti Erjon Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Divjakës, inauguroi sot fillimin e punimeve në Parkun Kombëtar Divjakë –Karavasta.
Në fjalën e tij, Koka theksoi se me këtë projekt synohet përmirësimi i infrastrukturës për mbrojtjen, menaxhimin dhe  informimin e vizitorëve të këtij Parku.
“Rehabilitimi i parqeve dhe i zonave të mbrojtura është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit.  Ky është projekti i katërt që po inaugurojmë dhe do të pasohet edhe nga projekte në javët që do të vijnë” tha ministri Koka duke falenderuar banorët që kanë ruajtur këtë pasuri të natyrës dhe i ftoi të mirëmbajnë investimin.
“Ky investim do ta shndërrojë Parkun Kombëtar të Divjakës në një destinacion elitar për turizmin shqiptar ”, tha ai.Lefter Koka dhe Erjon Brace
Ministri I Mjedisit nuk la pa përmendur edhe miratimin e ligjit të ndryshuar të Biodiversitetit që kaloi një ditë më parë në parlament dhe që ndikon pikërisht në ruajtjen e zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare si Divjakë-Karavastaja. “Falenderoj  deputetët që e votuan edhe pse disa deputetë të opozitës e konsideruan të pavlerë.“ –tha për mediat Ministri i Mjedisit.
Investimi u përshëndet edhe nga deputeti i zonës, Erjon Brace i cili theksoi se ky është një projekt që do ta bëjë parkun të aksesueshëm jo vetëm për banorët por edhe për turistët e huaj.
Pasi inspektuan fillimin e punimeve që simbolikisht u shënua me heqjen e portës së vjetër për tu zëvendësuar me portën e re, ministri Koka dhe deputeti Brace inspektuan edhe fidanët e mbjellë në hyrje të Parkut më 21 mars  2014, Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.
Ministri Koka vlerësoi punën e bërë deri tani në këtë park dhe la porosi për mbarëvajtjen e punimeve.
Projekti që u inaugurua të premten,  parashikon Rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë -Karavasta duke bërë pastrimin në të gjithë sipërfaqen e Parkut, (në zonën  Qendrore dhe në zonat më të preferuara nga vizitorët, pushuesit dhe plazhistët). Do të largohen nga sipërfaqja e Parkut Kombëtar te gjitha inertet dhe mbeturinat si plastike, shishe, etj Do të vendosen  20 kosha të mëdhenj  dhe 30 kosha të vegjël  me ndarje të mbeturinave.
Lefter Koka1Projekti parashikon hapjen  e 20 kilometrave shtigje të reja dhe mirëmbajtjen e tyre me qëllim kalimin e vizitorëve dhe të zjarrfikësve. 150 tabela informacioni do të vendosen për  vizitorët ndërsa në brendësi të parkut do të vendosen 70 stola druri si dhe do të nërtohen  5 ura druri kryesisht ne zonen qendrore te parkut
Parku do të ketë edhe  3 kulla vrojtimi për t’i krijuar turistëve mundësinë për vrojtimin e shpendëve dhe mes tyre edhe të Pelikanit Kacurrel, një prej shpendëve të rrallë të natyrës sonë.
Projekti i Rehabilitimit të Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta ëshë i katërti që fillon zbatimin dhe do të mbyllet në fund të vitit. Një javë më parë Ministri i Mjedisit përuroi fillimin e punimeve të Shëtitores së Bregut të Drinit, ndërsa prej datës 5 qershor e deri më sot janë përuruar edhe fillimet e punimeve në Kodër Vila në Durrës dhe në Parkun Kombëtar Lurë./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/koka-parku-divjake-karavasta-do-te-shnderrohet-ne-nje-destinacion-elitar-te-turizmit-138668.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate