25 luglio 2014

Sezoni turistik/ Ylli: Synojmë minimizim të punës informale gjatë sezonit turistik 2014 në subjekte të hoteleri-turizmit.

Dritan Ylli ne ShkoderTIRANË, 25 Korrik/ATSH/- Inspektoriati i Punës po vijon kontrollet intensive për të shmangur punën informale gjatë sezonit turistik në subjekte të hoteleri-turizmit.
Për këtë qëllim, Drejtori i Pergjithshëm i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli së bashku me drejtues të tjerë të këtij institucioni, të shoqëruar edhe nga kreu i Inspektoriatit të Punës në Shkodër, AgimShima, zhvilluan disa kontrolle dhe inspektime në aktivitete të ndryshme private, në  bregdetin e Velipojës në Shkodër.
Gjatë bisedës me punonjësit, Drejtori i Inspektoriatit te Punës,Dritan Ylli, theksoi se synohet minimizimi i punes informale dhe veçanerisht ndalimi i punesimit nën 18 vjeç.
Duke qenë se bregdeti shqiptar në veçanti, por edhe në zona të tjera turistike të Shqiperise, që janë Pogradeci, Korça, apo edhe zona të turizmit malor në rrethet veriore dhe verilindore të vendit, sidomos gjatë këtij sezoni bëhet një punëdhënës shumë i madh për vendin tonë.
Inspektoriati I Punes së bashku me gjithë trupën e vet inspektuese është angazhuar në terren për të monitoruar te gjithë aktivitetet private me synim zbatimin e marrëdhenies se ligjshme të punësimit./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/sezoni-turistik-ylli-synojme-minimizim-te-punes-informale-147767.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate