20 luglio 2014

Trajnohen profesionistët vullnetarë për urgjencat mjekësore në Sezonin Turistik 2014


-Zëvendësministri Rjepaj: Urgjenca, fytyra e çdo sistemi shëndetësor dhe dëshmi e solidariteti social-
big_10498221_10153039202062468_3881848005484755284_oTIRANË, 19 Korrik /ATSH- I. Vata/-Ministria e Shëndetësisë ka promovuam të premtën një aktivitet të rëndësishëm për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me një shërbim të rëndësishëm të kujdesit shëndetësor, atë të urgjencës mjekësore.
Në ceremoninë e organizuar sot në Gjirin e Lalzit, me rastin e shpërndarjes së çertifikatave të trajnimit të vullnetarëve për urgjencat mjekësore, si një nga masat e marra nga ministria e Shëndetësisë për këtë sezon turistik veror, mori pjesë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Në fjalën e tij, zv/ Ministri, Rjepaj  u shpreh se “detyra jonë është të bëjmë të gjitha përpjekjet për institucionalizimin e nismave të tilla, për t’i bërë ato të qëndrueshme dhe për të krijuar të gjitha lehtësirat për funksionim normal të aktiviteteve të solidaritetit social”.
Në këtë frymë, tha Repaj “edhe projetligji i ri që ka hartuar ministria e shëndetësisë njeh rolin e vullnetarëve për ndihmën e shpejtë, duke vendosur kështu, gurin e themelit që i jep një dimension të ri e të qëndrueshëm, si dhe për të bërë të mundur krijimin e më shumë lehtësirave nga shteti në mbështetje të këtyre nismave që mishërojnë solidaritetit social”.
Po ashtu, Repaj pohoi se “Ministria e Shëndetësisë është në fazën e përgatitjes së programimit të ngritjes se një sistemi modern të shërbimit të urgjencave, sipas standarteve bashkësisë së vendeve ku duam të bëjmë pjesë.Nëpërmjet një numri unik, 112, për gjithë Shqipërinë, dhe duke krijuar një flotë të autoambulancave të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme, të cilat i përgjigjen në kohë reale çdo thirrjeje, do të bëjmë të mundur shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe parandalimin e handikapit për bashkëqytetarët tanë dhe ata të huaj që vizitojnë Shqipërinë, apo kanë vendosur të jetojnë në vendin tonë”.
“Sistemi i urgjencave mjekësore, është fytyra e çdo sistemi shëndetësor, është shenjë e maturimit të çdo sistemi shëndetësor dhe është pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të një vendi, tha Repaj.
Kjo nisëm është konsideruar si një ndër aktivitetet e rëndësishëme në aspektin e edukimit dhe trajnimit të profesionistëve në një nga problematikat me rëndësi jetike për popullatën, ndërhyrja e shpejtë dhe me cilësi për shpëtimin e jetëve në rastet e urgjencave mjekësore dhe parandalimin e handikapit./a.g/http://www.ata.gov.al/trajnohen-profesionistet-vullnetare-per-urgjencat-mjekesore-ne-sezonin-turistik-145404.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate