31 luglio 2014

Turizmi historik: Udhëtim nëpër historit e kalave shqiptare

31 Korrik 2014 - 03:09
Nuk ndodhen vetem lart kodrave apo maleve. Shtrihen kudo, dukezbukuruar relievin e vendit. Madje edhe mes gadishujve të vegjël të detevetona. Tregojnë në heshtje historinë e lavdishme dhe magjike të një vendimesdhetar të vogël, por të madh në epope. Sot do të udhëtojmë nëpër kalatë më fantastike të Shqipërisë në territorin e së cilës gjenden një varg kështjellash,të cilat datojnë që prejperiudhave antike e deri në Mesjetë. E veçanta ështëse disa prej tyrevazhojnë të banohen edhe në ditët tona (më e rëndësishmja nëBerat).Kalatë kryesore janë Rozafa, Lezha, Gjirokastra, Butrinti, Porto -
Palermo, Kruja, Petrela, Kanina.

Kalaja e Drishtit
Gjendet në një distancë prej 6 km ngaUra e Mesit mbi lumin Kir.Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit tëDrivatiumit të lashtë.Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugënShkodër–Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir,tëcilat mbronin Shkodrën. Në shek IX, Drishti u kthye në njëfortifikim tërëndësishëm të Mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqezae Tivarit. Kalaja eDrishtit u ngrit në shek XIII si një fortesëbizantine.

Kalaja e Rozafës 
Ngrihet mbi një kodër shkëmbore nëperëndim të qytetit të Shkodrës.Ajo rrethohet prej ujërave të tre lumenjve:Bunës, Drinit dhe Kirit.Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishmenë të gjithëShqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.Kalajaka origjinë ilire dhe historiani Tit Livi e përmend “si vendi më i forte i Labeatëve” (fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës).Mbretëresha ilireTeuta e ka përdorur atë si bazë në luftërat kundërRomës. Emri “Rozafa” del në Mesjetë. Me këtë emër lidhet legjenda emurimit, të cilën nuk ka vendas që tëmos dijë t’ua tregojë. Formën esotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës sësundimit të familjesfeudale të Balshajve (shek XIV). Objekte të tjera brendakalasë janë çisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila paspushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu, aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës,i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Kalaja e Krujës 
Eshtë objekti kryesor turistik i qytetittë Krujës. Kështjella ështëngritur gjatë shekujve V-VI. Ajo ka trajtë eliptikeme një perimeter prej 804 metrash. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9kulla. Në  pjesën më të lartë në verilindje ngrihet kulla e Sahatit, e cilashërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin. Muzeundodhet në hyrjen kryesore të kështjellës. Muzeu ështëpëruruar në vitin 1982.Krahas stendave, të cilat shpjegojnëveprimtarinë e Skënderbeut, në museum ndodhen edhe bibloteka,dokumente dhe botime që lidhen me figurën eSkënderbeut. Muzeu kakarakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla siharqe guri,piktura në xham etj. Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpidhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjellës ruhet edhe hamami i shek. XV.

Kalaja e Lezhës
Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186metra, në lindje tëqytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iunënshtrua njërindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimitosman urindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë tëarkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet mëinteresante për t’u vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane Brenda kalasë,xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kullailire në murinjugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej sajshihet një pamje mjafte bukur e fushës së Lezhës dhe e detitAdriatik. 


Kalaja eRodonit 
Ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte takthentekëtë vend në një kantier detar, ndërsa Skënderbeu, duke synuar që tëkishte një dalje të afërt në det, ngriti këtu një kështjellë. Kjo kalafilloitë ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450.Përfundimi i sajmendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellëssë Rodonit arrinte në njëgjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e sajkishte kulla të rumbullakëta. Nëvitin 1500 kalaja u pushtua ngaVenediku. Si rezultat i veprimtarive erozive tëujërave të detit, njëpjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.Sot vizitorëtmund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilatpërfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edherrënojat eKishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorëtsi vend i shenjtë.

Kalaja e Bashtovës
Ngrihet pranë fshatit tëBashtovës në një distancë prej 3-4 km, nëveri të grykëderdhjes së lumit tëShkumbinit. Kështjella ështëndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyervenecianëve. Zona eBashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin sidhe njëqendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore mepërmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar nëshekullinXVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

Kalaja e Peqinit
Eshtë një kala mesjetare e ndërtuar në shek. XV, por mendohet mbithemele antike. Bien në sy frëngjitë për vendosjen etopave, si dheformat e kullave, të cilat janë poligonale. Kalaja ndodhet pranëlumittë Shkumbinit. Ajo ka kaluar tre periudha rindërtimi.

Kalaja e Elbasanit
Eshtë një kala fushore në qytetin eElbasanit. Ajo përmendet për here të parë nga Kristobuli, historian i MehmetitII. Në shekullin XVIII,qyteti u vizitua nga kronikani otoman Evlia Çelebi,i cili bëripërshkrimin e kalasë. Objekt studimi i plotë kalaja u bë ngaarkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, të cilët e vizituan gjatëLuftës sëParë Botërore. Ata konstatuan se poshtë mureve mesjetarekishte fortifikime tëperiudhës antike. Kalaja ka formë katërkëndoreme përmasa 308 x 48 metra. Nga26 kulla që ka pasur, sot ruhen vetëm 8prej tyre. Në periudhën e vonë antikeqyteti brenda kalasë me emrinSkampini nisi jetën e vet si qendër banimi pranërrugës “Egnatia”.Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike.Sot muretbrenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte tërëndësishmekulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.

Kalaja e Margëlliçit
Ndodhet pranë qytetit të Patosit.Kjo është një kala e periudhësantike. Ajo ngrihet në majë të një kodre dhe i përket shek VII. Kalajabënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetitantik të Bylisit.Margëlliçi ka qenë gjithashtu edhe objekt i një beteje edhegjatëLuftës së Dytë Botërore.

Kalaja e Kaninës
Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjokala është përmendur që nëshekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë qëprej periudhësilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek. III. Gjurmë tëmëpasmejanë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja ështërindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380metra mbi nivelin edetit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh.Prej këndej hapet një pamjemjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit tësaj.

Kalaja e Ali Pashait në Porto Palermo
Eshtë një kalae vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur nënjë gadishull në gjirin evogël tektonik të Porto Palermos (nëantikitet e njohur si gjiri i Panormës).Kalaja ndodhet jo largfshatit të Qeparoit. Kalaja ka formë trikëndore.Përmasat e saj janë150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20metra. Ali Pashai endërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë.Në të njëjtënkohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendetkalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbra,ndërsa ngabedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit, ku dallohetedhe gjiri kumendohet se lahej Vasiliqia.

Kalaja e Borshit
I përket shek IV dhe është rindërtuar në Mesjetë. Ajo ka një sipërfaqeprej 5 hektarësh dhe ka një bazament prej blloqegurësh. Pas periudhësantike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 meemrinArkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës sëDespotit të Epirit, Helenës. Në vitin 1417 u pushtua nga turqit,ndërsa nëvitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka.Turqit e rimorënpërsëri më 1848. Kalaja njohu edhe pushtimin nga anae Ali Pashait.

Kalajae Lëkursit
Gjendet 2 km në jug të qytetit të Sarandës. Kalaja ka formëkatërkëndore, ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrumbullakëta. Sipasdisaburimeve, kalaja është ndërtuar në vitin 1537 nga sultan Sulejmani në kuadërtë fushatës së tij për të pushtuar ishullin eKorfuzit. Kalaja ngrihet mbi njëkodër mjaft dominante dhe ofron njëpamje të mrekullueshme. Prej këndej mund tëobservohet një distancë merreze deri në 60 km.

kala

























turizmi

















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/turizmi-historik-udh-tim-n-p-r-kalat--shqiptare-230149.html#sthash.DNXg3lNG.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate