22 agosto 2014

Angazhim i Forcave të Armatosura në Kampingje gjatë sezonit turistik

  • Angazhim i Forcave të Armatosura në Kampingje gjatë sezonit turistik
  • Angazhim i Forcave të Armatosura në Kampingje gjatë sezonit turistik
  • Angazhim i Forcave të Armatosura në Kampingje gjatë sezonit turistik
  • Angazhim i Forcave të Armatosura në Kampingje gjatë sezonit turistik
Angazhimi i Forcave te Armatosura në Kampingje gjate sezonit turistik (3)
Angazhimi i Forcave te Armatosura në Kampingje gjate sezonit turistik (3)
TIRANË, 22 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Gjatë këtij sezoni turistik, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, u angazhuan si pjesë e Task Forcës për ngritjen e kampingjeve, përmirësimin e kushteve të sigurisë në plazhe dhe në zonat çlodhëse në të gjithë vijën bregdetare të vendit.
Forcat e Armatosura  që nga data 20 qershor 2014 me një efektiv prej 136 forcash dhe 11 mjete janë angazhuar kryesisht në ngritjen e administrimin e kampingjeve në plazhet e përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, krijimin e kushteve të përshtatshme nëpër kampingje dhe plazhe për personelin pushues; vazhdimin e patrullimeve përgjatë vijës bregdetare; kërkimin dhe gjetjen e fëmijëve të larguar nga prindërit; menaxhimin e incidenteve në det, duke dhënë ndihmën e parë dhe transportuar të lënduarit në qëndrat shëndetësore.
Angazhimi i Forcave te Armatosura në Kampingje gjate sezonit turistik (2)
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe në kampingjet e ngritura në Himarë, Dhermi, Borsh, Vlorë, Golem, Durrës, Gjiri i Lalzit, Velipojë, Tale, janë kryer rreth 174 vizita mjekëksore, 30 operacione për shpëtimin e jetës së njerezve në det, 42 transportime të sëmurësh në qëndrat shëndetesore si dhe janë gjetur 49 fëmijë të humbur nga prindërit. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/angazhim-i-forcave-te-armatosura-ne-kampingje-gjate-sezonit-turistik-157130.html
Angazhimi i Forcave te Armatosura në Kampingje gjate sezonit turistik (1)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate