06 agosto 2014

“Festa e Malësisë”, aktivitet për promovimin e turizmit malor në Razëm

Aktivitet ne Razem 1Tiranë, 6 Gusht/ATSH/.- Aktiviteti festiv ‘Festa e Malësisë, një iniciativë e Komunës Shkrel, për promovimin e turizmit në këtë zonë dhe që u mbështet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është zhvilluar në pikën turistike të Razmës, në Shkodër.
I organizuar në kuadër të projektit “MONTEAL– Investim në rritje të qëndrueshme njerëzore, ekonomike dhe lokale përmes menaxhimit pjesëmarrës të turizmit në zonën ndërkufitare të Kelmendit, Shkrelit, Andrijevicës, Beranës dhe Plavës.”, financuar nga fondet IPA CBC, aktiviteti përveç argëtimit të vizitorëve e pushuesve në këtë pikë turistike mjaft të popullarizuar gjatë kohëve të fundit, kishte si qëllim edhe promovimin e vlerave dhe potencialit turistik që ka kjo zonë.
Aktivitet ne Razem 2Disa qindra vizitorë dhe banorë të zonës ndoqën aktivitetin dhe shijuan veç bukurisë së natyrës edhe spektaklin e organizuar për këtë rast. Projekti që realizohet prej Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me partnerë malazezë dhe njësi vendore në të dy vendet synon të ofrojë një mundësi për shijuar Alpet në tërësinë e vet, pa coptuar ndër kufij shtetërorë këtë eksperiencë unikale.
Në kuadër të këtij projekti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bën ndërhyrje që synojnë përmirësimin e infrastrukturës turistike në zonë duke ngritur cilësinë e shtigjeve, duke ndërtuar platforma për shijimin e panoramës apo krijimin e sheshpushimeve që do të bëjnë vizitimin e këtyre zonave një eksperiencë më të pëlqyeshme.
Aktivitet ne RazemNë të njëjtën kohë projekti do të hartojë një plan strategjik zhvillimi që do të orientojë veprimtarinë e njësive të qeverisjes vendore, sipërmarrësve dhe komunitetit për të vënë këtë potencial të mrekullueshëm në dobi të banorëve të këtyre zonave./k.s/./a.g/http://www.ata.gov.al/festa-e-malesise-aktivitet-per-promovimin-e-turizmit-malor-ne-razem-151465.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate