13 agosto 2014

Gjirokastër, nis rikonstruksioni i kalldrëmeve në zonën muzeale

GJIROKASTER - Punimete në rrugën e lagjes “Varrosh”, një investim i qeverisë shqiptare dhe bashkisë së qytetit edhe pse kanë pak ditë që kanë nisur, po ecin me ritme të shpejta. Nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës Vangjel Muço, ka pohuar për A1 Report, se po plotësohen të gjitha parametrat inxhinierikë në këtë investim që kap vlerën e 27 milionë lekëve.

Ndërsa në lidhje me reagimet e banorëve për amortizimin e rrjetit të ujrave të bardhe e të zeza dhe nevojës për rehabilitim të tyre, Muço ka thëne se gjithçka po rinovohet dhe nuk ka vend për ankesat e tyre, pasi projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet sipas parametrave bashkëkohore .

“Kjo rrugë në përmbajtjen e saj ka elementët e rrjetit inxhienerik si furnizimi me ujë të pishëm i zonës ku kalon gjithë ky aks rugor i rëndësishëm i qytetit të Gjirokastrës, ka rikonstruksionin e tubacioneve e kanalit të ujrave të zeza dhe elementët monolitizues të kapakëve me të cilët ky kolektor është mbuluar.” Vangjel Muço. 

Janë 29 segmente rrugorë në qytet që do të rehabilitohen. Në muajin shtator shumë prej akseve të brendshme në qytet, do të nisin projektet e ndërhyrjeve rikonstruktuese.

Redaksia Online(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/gjirokast-r-nis-rikonstruksioni-i-kalldr-meve-n--zon-n-muzeale-232739.html#sthash.gJD7nFDQ.dpuf...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate