22 agosto 2014

Sezoni turistik 2014 në Velipojë rikonfirmon cilesine e sherbimeve hoteliere, pastertine e plazheve dhe cilesine e gatimeve.

E ndërsa sezonit turistik po i afrohet fundi, pushuesit përpiqen te shfrytëzojnë kohen prane detit ne plazhet e ndryshme te vendit. Këtë vit Velipoja ka qene nje nga destinacionet e preferuar kryesisht nga familjaret dhe pushuesit nga Kosova. Keta te fundit shprehen te kënaqur me kushtet e gjetura ne Velipoje, si per infrastrukturën, pastërtinë e plazhit por dhe cilësinë e kuzhinës. Me nje vije bregdetare rreth 5 kilometër, plazhi ranor i Velipojës kete periudhe eshte mbipopulluar nga pushuesit. Drejtues te shoqatave hoteliere thone se vetem brenda nje muaji, Velipojën e kane frekuentuar mbi 120 mije pushues. Sipas tyre kjo ka ardhur per shkak te përmirësimit te kushteve por dhe investimeve te bëra se fundmi nga pushteti lokal dhe ai qendror. Velipoja ndodhet 30 kilometra larg qytetit te Shkodrës dhe ndryshe zonat e tjera bregdetare nuk eshte prekur shume nga ndërtimet....

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate