02 agosto 2014

"Traku Fest", festivali i trashëgimisë risi në Gjirokastër 8/2014

"Traku Fest", festivali i trashëgimisë risi në GjirokastërGJIROKASTER- Ka startuar për herë të parë Traku Fest në qytetin e Gjirokastrës. Traku Fest është një risi, që synon jo vetëm njohjen me qytetin e Gjirokastrës, por ofron dhe mundësi të shumta argëtimi. Festivali ka çelur tiparin me kinemanë verore. 

“Traku Fest është një festival, i cili kërkon të kontribuojë në promovimin e zonës së Gjirokastrës. Këtu ka një trashëgimi, e cila mund të shihet jo vetëm nga shqiptarët, por dhe nga turistët e huaj. U shfaq një dokumentar dhe një film artistik në shtëpinë e Skëndulateve, shtëpi karakteristike e Gjirokastrës.”- Maria Myridinas, Pjese e stafit organizativ 

Për tre ditë rresht në këtë festival, vizitorët do jenë pjesëmarrës në shumë aktivitete. “Në datën 1-2 gusht, do ketë një seri aktivitetesh që janë të pandë2rprera. Duke nisur që nga shtëpitë tradicionale gjirokastrite për gjatë gjithë kohës. Për të gjithë ata që janë sportdashës, siç është hedhja me parashutë, do ketë trajner që do i mundësojnë këtë eksperiencë, duke u hedhur nga mali i Çajupit. Madje do bëhet e mundur dhe vizita nëntokësore për turistët, të cilët nuk kanë pasur mundësi ti vizitojnë. Aktivitete këto të hapura për të gjithë deri në orën 17:00.”- u shpreh Maria Myridinas. 

Ky aktivitet i pari për nga risitë, organizohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës 'Credins'. 


(ed.me/News24/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate