02 settembre 2014

Artan Shkreli: Zbulohet në Koman kisha e shekullit të VIII

02 Shtator 2014 - 13:17
Artan Shkreli: Zbulohet në Koman kisha e shekullit të VIIITIRANË-Arkitekti Artan Shkreli bën me dije se gjatë gërmimeve në Koman është bërë një zbulim mbreslënës që lidh fiset iliro-trake me fiset e reja arbnore.

“ZBULIM MBRESELENES - Verë 2014. Komani rezervon embrionet e kalimit të fiseve iliro-trake në fiset e reja arbënore. Ky proces, sikurse edhe në vendet e tjera të Europës, fillon me krijimin e bërthamave të para të jetës së re urbane (pas shkatërrimit të rendit klasik) jetë që mbështillej rreth peshkopatave... Po lindte Arbënia.
Në foto pamje nga një kishë e shek VIII zbuluar në Koman nga misioni arkeologjik i drejtuar nga Etleva Nallbani, në qendër të absides është zbuluar FRONI EPISKOPAL, tregues ky i një qyteti të zhvilluar ipeshkvnor në lartësitë e maleve, në Dalmacë. MBRESËLËNËSE!!!”, shkruan Shkreli në Facebook duke postuar këtë foto. 

zbulim arkeologjik

(d.b/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/artan-shkreli-zbulohet-ne-koman-kisha-e-shekullit-te-viii-208954.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate