02 settembre 2014

Gjermeni në Slloveni: Promovim të turizmit rajonal, shkëmbim eksperiancash

Gjermeni në Slloveni: Promovim të turizmit rajonal, shkëmbim eksperiancashSLLOVENI- “Turizmi kërkon koordinimin dhe kontributin e të gjithë sektorëve, për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme”, deklaroi sot Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në diskutimin e hapur “Forca e Turizmit”, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni vuri në dukje se “jemi në fazën që duhet të promovojmë turizmin rajonal, duke bashkuar eksperiencat e vendeve tona”. 

Gjermeni shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe rritja e besimit mes vendeve ka shumë rëndësi, ashtu si forcimi i partneritetit publik-privat. Pjesëmarrës në panel ishin Ministri i Ekonomisë së Sllovenisë, Metod Dragonja, Ministri i Turizmit të Kroacisë, Darko Lorencin, Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, (UNWTO) Carlos Vogeler si dhe të ftuar të tjerë. Në kuadër të këtij forumi, Gjermeni do të zhvillojë edhe një sërë takimesh ku në fokus do të jetë bashkëpunimi në fushën e turizmit, shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizave si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin ndërkombëtar të Ljubjanës, në janar 2015. 

Ky forum është shndërruar në një platformë të suksesshme të dialogut strategjik të nivelit të lartë, ku diskutohen çështje të rëndësishme, me të cilat përballet Evropa dhe Bota në shekullin e 21-të. 

(ed.me/ata/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/gjermeni-ne-slloveni-promovim-te-turizmit-rajonal-shkembim-eksperiancash-208936.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate