05 settembre 2014

Lezhë, vlerat dhe objektet historike “magnet” për turistët e huaj

LEZHË - Këtë sezon turistik qyteti i Lezhës është vizituar nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj, në raport me vitet paraardhëse. Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, si dhe kalaja e qytetit, kanë qenë vendet më të vizituara nga turistët e huaj.
 
Në rritjen e numrit të turistëve këtë vit ka ndikuar edhe hapja e zyrës të informimit të vizitorëve në këtë qytet.
 
Kreu i Bashkisë, Viktor Tushaj, thotë se Lezha po bëhet vit pas viti një vend mjaft i pëlqyer për të huajt, ndërsa sipas tij janë hartuar projekte të tjera që presin financim që do të zhvillojnë edhe me tepër turizmin në këtë qytet.
 
Ndërkohë në një linjë më kryebashkiakun Viktor Tusha, janë edhe operatorët turistikë në Lezhë, të cilët konfirmojnë rritjen e pranisë së turistëve në këtë qytet. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/lezhe-vlerat-dhe-objektet-historike-magnet-per-turistet-e-huaj-237092.html#sthash.GulZrspe.dpuf...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate