06 settembre 2014

Nese humbet naten e pare mos humbni naten e dyte te “Jazz & Wine, International Festival Albania 2014″ qe zhvillohet ne Mrekullite e Beratit plot ngjyra e tradite..

FestTiranë, 6 Shtator / ATSH – / Në kuadrin e promovimit të turizmit, kulturës, trashgimisë material dhe jo materiale, traditave, si dhe kulinarisë, mbrëmjen e 5 shtatorit në qytetin e Beratit, ka çelur siparin edhe edicioni i parë i festivalit 2 ditor “Jazz e Wine, Interantional Festival Albania”.
Nga  ambjentet e Muzeut Etnografik, në sloganin e Prof.Dok Vaso Toles “Kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në Metropole”, ka nisur edhe nata e parë e festivalit, nga një djep i lashtë siç është qyteti i Beratit.
Fest 4I konceptuar në formën e një “Dialogu Kulturor Festiv”,  ky është një aktivitet që përpiqet të bashkojë në një event të vetëm muzikën, kulturën, artin dhe turizmin.
Aktiviteti i ideuar dhe drejtuar nga  artistja Eda Zari, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nëpërmjet verës, muzikës dhe ushqimit ka si qëllim të promovojë në dy mbrëmjet e zhvillimit të festivalit(5 dhe 6 shtator Muzeu Onufri dhe lagjja Kala) vlerat e trashëgimisë kulturore, materiale dhe jo materiale, në qëllimin e sensibilizimit të  komunitetit mbi trashëgiminë materiale lidhur me monumentet e kulturës, të cilat janë një pasuri e përbashkët që ju duhet kushtuar vëmëndje dhe mbrojtje
fest  3Organizatorët kanë nisur  rrugëtimin një festë të verës (në formën e një Panari) dhe të muzikës Jazz dhe asaj Iso Polifonike në këtë qytet, festival që me lartëpamësi ata dëshirojnë të kthehet në një ritual të përvitshëm në një qytet tjetër të Shqipërisë.
Sipas tyre jo rastësisht është zgjedhur qyteti i Beratit si vëndi për tu zhvilluar evenimenti, pasi ky qytet  ka një rëndësisë historike dhe kulturore në botë i cili  është titulluar edhe  “Trashëgimi Botërore” nga UNESCO.
Ky qytet gjithashtu, është i pasur në art, muzikë, kulturë, kuzhinën tradicionale, kulinarinë e verës, dhe është mbartës i plot miteve e legjendave të popullit shqiptar në shekuj.
Edicioni i parë manifeston ngjizjen  e elementëve të dy botëve magjike muzikale që nga UNESCO janë titulluar “Trashëgimi Botërore”, siç janë muzika Jazz ashtu edhe Iso Polifonia jonë, e cila më 5 nëntor 2014, feston edhe përvjetorin e 9-të të marrjes së titullit “Kryevepër e paprekshme e trashëgimisë gojore nga UNESCO.
fotoKy festival, i pari i këtij lloji në Shqipëri do të vazhdojë dialogun e nisur me vendet amë për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshem, duke hulumtuar vlera të spikatura kulturore muzikale dhe zhvilluar ato për brezat e rinj.
Jazz&Wine do të prezantojë shembujt e mirë të stileve muzikore dhe trajtime të reja artistike nga 10 grupe nga vëndi e bota, të cilët do të performojnë për të pranishmit. Sjellje të performacave të bandeve ku muzikalisht kanë gjetur paralele stilistikore me etno elementët vokale dhe instrumental me kulturat e huaja.
Fest 2Një nga synimet e festivalit është ringjallja e muzikës Bizantine (himne të Jan Kukuzelit) duke e bërë kompatibël me tingullin modern dhe aktual të kohës, duke i ruajtur origjinalitetin por dhe manifestuar vlera të lashta muzikale të kulturës sonë për një publik më të gjerë dhe atij të huaj.
Arsyet kryesore për ta nisur këtë edicion internacional kulturor në Berat, është sensibilizimi qytetar ndaj vlerave të rralla historike e muzeale që ky qytet trashëgon brez pas brezi, dhe për t’ju lënë brezave vlerat reale të tijë, shpalosja e potencialeve muzikale të dy zhandrave Jazz & Iso – Polifoni në dialog, duke u realizuar me pjesëmarrjen e artistëve të renomuar Internacional dhe artistë të trojeve shqipëfolëse, si dhe  prezantimi i segmentit ekonomik siç është kulinaria e verës, në sezonin e festës së verës (sezon i cili ka frekuentim të lartë turistik) dhe shtypjes së rrushit, ritual tashmë praktikuar prej një pesëvjecari në këtë rajon e më gjerë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/jazz-wine-international-festival-albania-2014-162719.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate