26 ottobre 2014

Tropojë, krahina e 'Nikaj Merturi' shpallet Park Natyror Rajonal

Të tjera rreth shkrimit
TROPOJË - Dje krahina e Nikaj Merturit në rrethin e Tropojës, ishte në festë. U inaugurua Parku Natyror Rajonal “Nikaj Merturi”, ku kishin ardhur drejtues vendorë të qarkut Kukës , bashkisë Bajram Curri, të pushtetit vendor dhe të ftuar nga Kosova ,Tirana, Shkupi e qytete të tjera shqipfolëse. Nderuan në këtë eveniment të rëndësishëm e të paharruar intelektualë, krijues, artistë nga Nikaj Merturi, banorë të krahinës që tashmë jetojnë larg saj, e shumë e shumë të tjerë.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i komunës Lekbibaj, Gëzom Meshaj,  falënderoj këshillin e komunës Lekbibaj, këshillin e qarkut Kukës dhe në veçanti qeverinë gjermane që pas një pune intensive dhe me pjesëmarrje të gjerë në këtë proces, mbështeti përmes projektit “Mbrojtja e agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë” i cili u zbatua nga fondacionet respektive GIZ dhe GOPA në bashkepunim me komunën për shpalljen e zonës së Nikaj-Merturit zonë e mbrojtur. Një falënderim të vecantë , referuesit i bënë ideatorit,projektuesit dhe iniciuesit

nikaj merkuri
nikaj merkuri
 FOTO të tjera

të këtij projekti,intelektualit dhe birit të kësaj zone, Ndoc Mulaj. Per te pranishmit e shumtë u dha nje program i pasur artistik nga artistë të krahinës të mbledhur në këtë eveniment si dhe u promovuan nëpërmjet panairit ushqimet tradicionale të Nikaj Merturit dhe etnokultura e saj në shekuj. Aktviteti u moderua me profesionalizëm nga gazetarja e re, bijë e Nikaj Merturit, Lindita Bushgjokaj. Motoja e të pranishmëve ishte kthimi në trojet e të parëvë për rindërtimin e krahinës së tyre,si një nga perlat më atraktive të Alpeve shqiptare në djepin e eposit të kreshnikëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tropoj--krahina-e---39-nikaj-merturi--39--shpallet-park-natyror-rajonal-248339.html#sthash.rd5kLMoy.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate