19 dicembre 2014

Konferenca I Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri dhjetor/2014

më: 18 Dhjetor 2014  U zhvillua sot në hotel Tirana konferenca e parë Kombëtare e Udhërrëfyesve Turistikë me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike në Shqipëri (NATGA)
Z. Alfred Dalipi, Zëvendësministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, përshëndeti të pranishmit. Në fjalën e tij, ai falënderoi Shoqatën e Udhërrëfyesve Turistikë për këtë iniciativë serioze, Komisionin Evropian dhe në mënyrë të veçantë Presidenten e Federatës Botërore të Shoqatave të Guidave Turistike (WFTGA) znj. Felicitas Wressing e cila ishte pjesëmarrëse në këtë takim së bashku me drejtorin e Shoqatës së Guidave Turistike në Shqipëri, Martin Mato, përfaqësues të MZHUT dhe institucioneve të tjera.
Z.Dalipi,nënvizoi se pas shumë vitesh kaotike dhe lirie ekonomike të paorientuar me rregulla loje nga shteti, biznesi i turizmit tashmë ka filluar të artikulohet si industri e turizmit, çka do të thotë që tendenca për të formalizuar këtë treg dhe presioni që i bën ky treg kësaj industrie është shumë e madhe.
“Që në hapat e parë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit i është dedikuar zhvillimit të territorit dhe turizmit dhe i është përkushtuar procesit të formalizimit dhe standardizimit si një domosdoshmëri për garantimin e një rritjeje të qëndrueshme të vetë industrisë së turizmit, të këtij sektori i cili me përkushtim shumë të madh tashmë e artikulon veten si industri në ekonominë shqiptare.
Për vitin 2014 turizmi ishte ngjarja ekonomike e vitit, ishte sektori me rritjen më të madhe në ekonominë shqiptare dhe një nga faktorët e kësaj rritjeje janë dhe protagonistët, udhërrëfyesit, agjencitë, tour operatorët, strukturat akomoduese. Këto ishin ato të cilat i dhanë kësaj dege të ekonomisë një impuls që ndikoi dhe në parametrat makroekonomikë dhe gjithashtu, tërhoqi vëmendjen dhe të strukturave qeverisëse, të MZHUT për të përshpejtuar procesin e ligjbërjes, të ligjit të ri dhe të akteveve nënligjore.”
Viti 2014 shënoi një ngjarje të rëndësishme dhe për Shoqatën e Udhërrëfyesve Turistikë, një hap të parë për trajnimin dhe certifikimin në Qershor të këtij viti, ku 14 profesionistë me eksperiencë u njohën nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për përvojën, kualifikimin dhe kontributin e tyre në këtë fushë.
Z. Dalipi e mbylli fjalën e tij duke ofruar mbështetjen dhe përkushtimin e MZHUT për aktivitete të tilla në të ardhmen.http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/konferenca-i-kombetare-e-guidave-turistike-ne-shqiperi&page=1  



Takim i Ministres Gjermeni me Presidenten e Federatës Botërore të Shoqatave të Guidave Turistike


Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit znj. Eglantina Gjermeni, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Federatës Botërore të Shoqatave të Guidave Turistike (WFTGA) znj. Felicitas Wressnig.
Gjatë takimit Ministrja Gjermeni i ofroi znj. Wressnig një panoramë të reformave të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit veçanërisht në lidhje me vendosjen e standardeve në të gjitha shërbimet që ofrohen në sektorin e turizmit. “Unë i konsideroj udhërrëfyesit turistikë – u shpreh Gjermeni – si ambasadorët më të mirë të vlerave kulturore dhe historike të vendit”.
Në pranverën e këtij viti ne certifikuam grupin e parë të udhërrëfyesve turistikë kombëtarë dhe lokalë, të cilët ndoqën një trajnim 3- mujor falë një bashkëpunimi me profesorë të nderuar.  Ne mbetemi maksimalisht të angazhuar për të vendosur kritere të qarta dhe standarde ndërkombëtare për të gjithë personat që kanë dëshirë të ushtrojnë profesionin e udhërrëfyesit turistik, ndaj dhe në ligjin e ri “Për Turizmin”, certifikimi i udhërrëfyesve turstikë zë një pjesë të rëndësishme.
Gjatë takimit u diskutua dhe për plane konkrete mbi bashkëpunimin në të ardhmen ndërmjet Shqipërisë dhe WFTGA. Presidentja e Federatës Botërore të Shoqatave të Guidave znj. Wressnig, e informoi Ministren mbi organizimin e një trajnimi shtatëditor në Shqipëri në 2015. Ky trajnim do të organizohet në bashkëpunim me shoqatën Kombëtare të Guidave Turistike dhe do të shërbejë si një model i mirë për rritjen e profesionalizmit, etikës në udhërrëfim, dhe mbi të gjitha të komunikimit me vizitorët e huaj dhe vendas.
Ministrja Gjermeni e falënderoi znj. Wressnig dhe  i shprehu angazhimin e saj në rritjen e bashkëpunimit me WFTGA në të ardhmen edhe në kuadër të Programit të Organizatës Botërore të Turizmit “Rruga e Mëndafshtë”.  
Znj. Wressnig ndodhet në Shqipëri në kuadër të Konferencës I Kombëtare të Udhërrëfyesve Turstikë, që do të zhvillohet nesër në Hotel Tirana. Kjo konferencë organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike në Shqipëri.  

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate