19 dicembre 2014

Pista e akullit, surpriza e Krishtlindjeve 2014 për turistët në Korçë

Korce
KORÇË, 19 Dhjetor/ATSH/–Një pistë akulli në sheshin e rindërtuar të Korçës, do të jetë gati ditën e Krishtlindjeve dhe një suprizë befasuese për të gjithë.
Ndërsa ka inspektuar sot disa projekte  në juglindje të vendit, duke nisur nga qyteti i Maliqit, në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se “pista e akullit në sheshin e rindërtuar të Korçës, që ditën e Krishtlindjeve do të jetë gati për të befasuar turistët.
“Korça ka vite që është vendi më i bukur për festat” është shprehur sot kreu i Qeverisë, Edi Rama, ndërsa ka vizituar projektet që janë duke u realizuar në këtë qytet.xhamia
Gjithashtu, shefi i qeverisë ka publikuar edhe tri fotografi të tjera me diçiturën: “Një perlë e trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, e sapo rinxjerrë nga pluhuri i rrënimit si dhe Pazari i Korçës, një tjetër perlë e zhytur në rrënim e baltë që është bërë pjesë e kantiereve të Rilindjes Urbane.”
Kryeministri Rama ka kryer sot një inspektim në juglindje të vendit, duke nisur nga qyteti i Maliqit, ku pa nga afër punimet në bulevardin kryesor të qytetit si dhe vizitoi një firmë të përpunimit të drurit.
Kreu i qeverisë tha se qeveria kritikohet nga kundërshtarët se bën shumë gjëra e shpejt, ndërkohë që nuk harroi të përmendte pagesën e rregullt të energjisë elektrike. Vetë pronari i fabrikës tha se janë punësuar 70 njerëz në një fabrikë që riciklon mbetjet e drurit në trajtë bio.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate