12 dicembre 2014

Rikonstruksioni i pazarit të vjetër i rikthen identitetin

KRUJE- Punimet për rikonstruksionin e pazarit të vjetër të Krujës janë inspektuar nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ajo shtoi se në përfundim të këtij projekti pazarit të vjetër të Krujës, pritet t'i rikthehet identiteti.
 
Qëllimi final sipas Gjermenit është kthimi i pazarit të Krujës në një destinacion turistik të frekuentuar në të gjitha stinët e vitit.
 
Ministrja shtoi se një tjetër komponent i rëndësishëm i këtij projekti është dhe krijimi i Shoqatës së Artizanëve dhe veçanërisht, vlerësimi i punës së dorës dhe artizanatit.
 
Ndërkohë, ministrja inspektoi edhe zbatimin e punimeve të projektit për sistemimin dhe ndriçimin e rrugës së malit të Krujës, të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë totale investimi.

Redaksia Online(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/gjermeni-n--kruj--rikonstruksioni-i-pazarit-t--vjet-r-i-rikthen-identitetin-259158.html#sthash.VsiMeNzO.dpuf..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate