02 dicembre 2014

Turizmi shqiptar promovim në Firence

unnamedTIRANË, 2 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Gjatë vizitës në Itali që përkoi me kremtimin e festave kombëtare dhe inaugurimin e ekspozitës fotografike “Shqipëria nga qielli dhe nga ajri” në ‘Roma Verso Expo’, delegacioni shqiptar i përbërë nga  Julinda Dhame, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit  (AKT),  Artan Lame, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Giani Simone, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Pistoja dhe këngëtarja Elhaida Dani  patën një takim zyrtar në Bashkinë e Firences.
Autoritetet lokale të këtij qyteti u përfaqësuan  me  Nicoleta Mantovani, Nënkryetare e  Marredhënieve dhe e Bashkëpunimeve me Jashtë e njëkohësisht e njohur në botën e artit e veja e tenorit me famë botërore Luciano Pavaroti.
Përgjatë bisedimeve u trajtua  gjërësisht tema se si Shqipëria turistike të promovohet në mënyrën e duhur , duke qenë se vendi ynë megjithëse fqinjë me Italinë, njihet shumë pak përsa i takon këtij sektori.
Gjithashtu, në takim u ra dakort që të shfrytëzohet binjakëzimi i qytetit të Firencës me Tiranën me qëllim promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik ende i pazbuluar.
Po në kuadër të këtij binjakëzimi u diskutuan projektet e përbashkëta ndërmjet AKT-së dhe qytetit të Firencës  që do të mund  përçojnë kulturën dhe potencialet turistike që mbart vendi ynë.
Në fund të takimit Znj. Dhame i dhuroi  Znj. Mantovani albumin fotografik me peisazhe te ndryshme nga Shqipëria. /a.ke/http://www.ata.gov.al/turizmi-shqiptar-promovim-ne-firence-te-italise-201735.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate