30 giugno 2014

Saranda dhe Tropoja ne bashkepunim per zhvillimin e turizmit

Monday, 30 June 2014 07:53
Saranda dhe Tropoja ne bashkepunim per zhvillimin e turizmit.
Saranda dhe Tropoja, dy qytetet më të skajshme të vendit tonë, kanë nënshkruar një marrëveshje binjakizimi me njëra-tjetrën.Dy kryetarët e bashkive, te Sarandës dhe Bajram Currit nënshkruan marrëveshjen, e cila konsiston në projekte të përbashkëta mes dy qyteteve. Marrëveshja e binjakëzimit parashikon disa fusha konkrete bashkëpunimi, si në atë të mjedisit, ekonomisë, sporteve e kulturës, e sidomos atë të alternimit të turizmit detar me atë malor.http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=113410:saranda-dhe-tropoja-ne-bashkepunim-per-zhvillimin-e-turizmit&Itemid=617

Fluturime Turistike charter për herë të parë nga Sllovakia në Shqipëri‏ summer 2014

AeroportiTIRANË, 30 Qershor /ATSH- N. Lena/-Turizmi shqiptar këtë vit ka kryer një hov cilësor, që nga administrimi më i mirë i vendeve të pushimit në  plazhet apo të turizmit të natyrës, të atij kulturor dhe më gjerë.
Kjo ka bërë që shumë agjenci udhëtimesh ta fokusojnë biznesin e tyre drejt vendit tonë.
Një nga këto është dhe Agjencia  Shqiptare e Turizmit (ATA), e cila bën të ditur se çdo të hënë duke nisur prej datës 30 Qershor për 9 javë rradhazi do të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit charter nga Sllovakia me vizitorë që do të kalojnë pushimet në vendin tonë.
Këto agjenci dhe shumë të tjera që prej 6 vitesh aderojnë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit dhe  janë bërë  ambasadorët më të mirë të vendit sot për vizitorët e huaj.
Janë këto biznese që sot kontribuojnë  drejtëpërsëdrejti në rritjen ekonomike të vendit dhe në  rritjen e mirëqënies sociale me një numër të konsiderueshëm të punësuarish sezonal kryesisht gra dhe të rinj./a.g/

Një plazh me standarde bashkëkohore

plazh. gjeneralitTIRANË,30 Qershor / ATSH- N.Lena – Para pak kohësh  Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, paraqiti si model për t’u ndjekur nga të gjitha plazhet në vend, një plazh në Golem.
Një plazh tipik Evropian me të gjitha parametrat që kërkon një pushues. Një shembull që për autoritetet tregon se me pak investime mund të ndërtohet një plazh që i plotëson kushtet për sigurinë dhe akomodimin më të mirë të pushuesve.
Synimi i Agjencisë Kombëtare të bregdetit është që  edhe në Shqipëri të ketë plazhe të tipit “Blu Flag” sikurse edhe në vendet e rajonit siç është Mali i Zi me 60 të tillë. Një plazh me parametrat dhe kërkesat bashkëkohore unë e ndesha në fundjavë te “Plazhi i Gjeneralit”.
Pastërtia dhe rregulli prezantoheshin që në hyrje të ambienteve të këtij plazhi të vogël por tepër të kërkuar nga pushuesit. Makina të shumta të ardhura nga Tirana, Elbasani, Kavaja e vende të tjera, parkoheshin me rregull larg vendqëndrimeve të plazhistëve.
Në ambjentin ranor të tij, kishte një pastërti dhe rregull që të bënte përshtypje. Kulla e Rojes Bregdetare qëndronte në qëndër dhe disa djem të rinj vigjilonin nga lartësia e saj. Shërbimi dhe gatimi ishin në lartësinë e duhur.
Një problem që mbetet i pa zgjidhur është sistemi rrugor që akoma nuk po kap standardet që mund të ndihmojë për një turizëm bashkëkohor. Agjensia Kombëtare e Bregdetit, mbetet vigjilente që gjatë këtyre ditëve plazhi i madh i Durrësit dhe sidomos zona e Shkëmbit të Kavajës do të kontrollohen nga inspektorët e Agjencisë për të parë nëse janë zbatuar kriteret e përcaktuara nga ky organ që në fillim të sezonit turistik./a.g/http://www.ata.gov.al/nje-plazh-me-standarde-bashkekohore-136015.html

Plazhi i Llamanit, një nga perlat e Rivierës Shqiptare

ne plazhin e Llamanit ne Himare (1)Foto HHimarë, 30 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- Në muajin maj të vitit 2004, valët e detit nxorrën në një nga plazhet e Himarës trupin pa jetë të një delfini të vogël. Një mjet lundrues, anije transporti, apo target, e kishte goditur atë fatalisht. Banorët e kësaj zone e panë me kureshtje këtë banor të rrallë të detit, që nuk ishte shfaqur ndonjëherë më parë në këtë pjesë të bregut. Lajmi u amplifikua nga media si një ngjarje e pazakontë. Në fakt, ky ishte edhe rasti i parë që mjedisi ku u gjet ky banor i hapësirës detare dhe që sot njihet me emrin “Plazhi i Llamanit”, zuri një hapësirë modeste në median kombëtare.
“Plazhi i Llamanit” është një nga ato vende që është shndërruar në një nga epiqendrat e zhvillimit të turizmit në Rivierën Shqiptare. Ai ndodhet rreth 5 km në jug të qytezës së Himarës, në një largësi prej më shumë se  75 km nga Vlora dhe është i vendosur mes disa kodrave të larta që zbresin butë deri në breg të detit.
-Llamani, plazhi që është transformuar-
ne plazhin e Llamanit ne Himare (4)Foto HPlazhi ka një hapësirë prej disa mijra metrash katrorë. Zallishtja e imët, uji i kthjellët dhe i pastër si kristali, perceptohen lehtësisht nga njerëzit që vijnë këtu për herë të parë. Gjithçka të bën për vete. Nëse vendos të vish një herë, nuk mund të mos kthehesh sërish. Ky kënd i fshehur disi, në bregdetin e Himarës, është ndjellës. Mbart mbi vete kërshërinë që e nxit njeriun ta eksplorojë. Në këtë pikë, vizitori gjendet mes detit, malit dhe qiellit që duket se tentojnë të bashkohen në një pikë të vetme. Askush nuk i ka rezistuar ndjesisë për ta shijuar nga afër këtë pjesë të bregdetit himariot. Pavarësisht se deri para pak vitesh kushtet ishin modeste, sot gjithçka ka ndryshuar. Struktura turistike është plotësuar në përputhje me standardet më të mira bashkëkohore. Në këtë plazh tashmë ka lokale, apo mjedise të tjera të nevojshme për pushim, është siguruar uji i pijshëm, që mungonte më parë. Pushuesit vijnë dhe do të vazhdojnë të vijnë. Sepse natyra këtu është treguar aq bujare sa, eklipson paksa edhe ato mangësi që ende nuk janë plotësuar.
Landi, një nga pronarët e strukturës turistike në këtë bregdet, thotë se ka investuar për të ndërtuar dhe për t’ju gjendur pushuesve. “Kemi plotësuar dhe po plotësojmë të gjitha kushtet që u nevojiten pushuesve për të kaluar ditë të këndshme në plazh”, tregon ai. Këtu nis sezoni në muajin qershor dhe përfundon diku nga fundi i shtatorit.
-Mungesa e rrugës, një problem shqetësues-
Rruga është një nga ato element që mungon këtu. Është një segment prej pak më shumë se 500 metrash, që lidh aksin kombëtar Vlorë-Sarandë  me plazhin. Përmirësimi i kushteve të udhëtimit me ndërtimin e Rrugës së Bregdetit është shoqëruar me shumëfishimin e numrit të pushuesve dhe turistëve të huaj. Kjo pohohet nga banorë dhe drejtues të qeverisjes vendore të Himarës. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, thotë se plotësimi i infrastrukturës rrugore, është një nga faktorët përcaktues në rritjen e numrit të pushuesve.
ne plazhin e Llamanit ne Himare (3)Foto HNjë gjë e tillë është reflektuar edhe për plazhin e Llamanit. Por, pushuesit shprehen se do të ishte mjaft mirë të rregullohej edhe ky segment. Aktualisht, kjo rrugë është një gjurmë e  paasfaltuar e mbuluar nga pluhuri dhe dheu. Sistemim asfaltimi i saj, është përfshirë në planet e afërta.
Bregdeti i Himarës ka një kapacitet akomodues prej 25-30 mijë shtretërish. Struktura turistike akomoduese përbëhet nga tre kategori, mes të cilave, ajo hotelerike, me rreth 3500 shtretërish, turizmi familjar, me rreth 15 mijë shtretër dhe, kategoria e përzier, ku, nuk ka një profil të saktë hotelerik, apo familjar. Bregdeti me gjatësi rreth 30 km ofron mjaft surpriza për pushuesit, ku përfshihet edhe Plazhi i Llamanit. Ai, bashkë me plazhet e vogla dhe shkëmbore të Porto Palermos, apo mjediset e virgjëra të Livadhit, të Gjipesë, të Potamit etj, formon zinxhirin e margaritarëve natyrorë të bregdetit të Jugut. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/reportazh-himare-plazhi-i-llamanit-nje-nga-perlat-e-rivieres-136417.html

Mediat greke promovojnë turizmin e rivierës shqiptare

30 Qershor 2014 - 10:14
E përditshmja greke “Kathimerini” ka publikuar një shkrim në të cilin promovon rivierën shqiptare, e kryesisht bregdetin e Sarandës.

Në këtë shkrim përshkruhet itinerari i nisjes me traget nga Korfuzi për të arritur në Sarandë, një vend që cilësohet si me bukuri natyrore  dhe me vlera arkeologjike të fokusuara në Butrint.

kathimerini

Rreth 400 turistë mësohet të kenë zbarkuar në këtë bregdet dhe ndër to edhe turistë holandezë. Gjithashtu “Kathimerini” nuk lë pa përmendur as çmimet e ulëta që ofrohen në restorante në Sarandë, apo blerja e suvenireve të ndryshme nga turistët si dhe argëtimet deri në orët e para të agimit të lokalet e natës.

Turistët e pyetur janë shprehur entuziastë për mikpritjen por kanë vënë në dukje edhe problemet në infrastrukturë që gjenden ende në këtë qytet. “Rajoni i Himarës, me një popullsi të konsiderueshme greke, pret çdo vit rreth 40,000 turistë, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë,”-shkruan “Kathimerini” për Himarën.

kathimerini

Megjithatë në këtë shkrim kursehen as kritikat ku sipas konkluzioneve të tyre, pavarësisht rritjes së turizmit në rivierën shqiptare duhet të këtë më tepër elementë të veçantë dhe identifikues  të kulturës, kuzhinës etj.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/mediat-greke-promovojne-turizmin-e-rivieres-shqiptare-223223.html#sthash.DugD3m45.dpuf

27 giugno 2014

Një sezon veror 2014 ndrysheeee.... AKT sjell “Imazhi i vendit je ti”

27 Qershor 2014 - 20:40

TIRANE- “Imazhi i vendit fillon nga ti” është fushata më e re sensibilizuese e nisur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Ndërsa sezoni turistik veror tashmë ka filluar, kjo agjenci ka zgjedhur një fushatë me humor për të ndërgjegjësuar qytetarët lidhur me sjelljen ndaj turistëve.

Nëpërmjet tre spoteve të veçanta, AKT prej çështje delikate në jetën e përditshme, duke vënë theksin në përmirësimin e sjelljes ndaj turistëve apo vizitorëve, si dhe lidhur me kulturën e shërbimit ndaj qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Turizmit synon të krijojë një klimë sa të ngrohtë e mikpritëse për vizitorët dhe turistët në vendin tonë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/videolajm-nj--sezon-veror-ndryshe-akt-sjell-imazhi-i-vendit-je-ti-222755.html#sthash.rCw2kzKk.dpuf

25 giugno 2014

Korçë, Voskopoja çel zyrtarisht sezonin turistik veror 2014

25 Qershor 2014 - 15:07

VOSKOPOJË - Edhe këtë vit fshati piktoresk ka përzgjedhur 24 qershorin, që përkon njëkohësisht edhe me festën e Shën Prodhonit, e njohur si një nga festat më antike të besimit ortodoks.

Qindra vizitorë nga Korça dhe rrethinat përreth janë bërë pjesë e festës ku nëpërmjet një panairi janë promovuar edhe vlerat Voskopojare.

Fillimisht turistët kanë kryer ritet e ndryshme fetare në Manastirin e Shën Prodhonit dhe mandej janë argëtuar në natyrë me familjarët e tyre.

Festa ka vijuar gjatë në Voskopojë me argëtime të ndryshme ku nuk kanë munguar edhe produktet artizanale dhe ato historike kulturore


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 


- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kor---voskopoja--el-zyrtarisht-sezonin-turistik-veror-222269.html#sthash.uocl61mQ.dpuf

23 giugno 2014

Turistë nga e gjithë bota tërhiqen nga unikja që ofron malësia e Kelmendit. Alma Çupi ka udhëtuar drejt Vermoshit dhe sjell njerëzit vitalë të Kelmendit, të cilët ringrenë kullat e të parëve duke i kthyer në bujtinë.

Qe plazhi i Shengjinit ishte shume i paster, bien te gjithe dakort. Ajo qe i ndau perfaqesuesit e komunes me qeverine, ishte se kujt i takon merita per pastertine. Kreu i komunes Salvador Kacaj korrigjoi ministren Eglantina Gjermeni apo prefektin Ndrec Deda, ne pretendimet e tyre se kjo po ndodh per here te pare.

Plazhet ende të "pushtuara" nga privatët

Edhe pse ka një Vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton qartë se 20 % e plazheve duhet të jenë publike, ky vendim i qeverisë duket ende i vështirë për t’u zbatuar në terren.

Në një nga plazhet më të frekuentuara në vend, kryesisht gjatë fundjavave nga banoret e Tiranës, në Gjirin e Lalëzit, bizneset vazhdojnë të kenë nën kontroll të gjithë pjesën e plazhit, duke mos rezervuar asnjë hapësirë publike.

Përveç pak subjekteve që lejojnë pushuesit të hapin çadrat e tyre në vendin bosh, pas shezlloneve të prenotuar, pjesa tjetër e plazhit është e rrethuar dhe në dispozicion vetëm të atyre që paguajnë.

“Gjithmonë paguajmë. Duhet të ketë hapësira publike që të vëmë çadrën tonë. Këtu çadra të ngelet në makinë, unë jam me çadrën time. S’më ka penguar njeri. Plazhi duhet të jetë publik, ka njerëz që nuk mund të paguajnë 400 lekë për shezlon”, thonë pushuesit.

Qytetarët ankohen çdo vit për uzurpimin në masën 100% të plazheve nga subjektet private. Vendimi i qeverisë për shtimin e hapësirave publike në mënyrë proporcionale me ato private, duhet të zbatohet nga njësitë vendore në të gjitha zonat bregdetare të vendit ndërsa Ministria e Turizmit ka deklaruar se do të monitorojë procesin.

Por ne terren nuk ka mbërritur ende rregullorja e re, si për ndarjen e plazheve ashtu edhe për masat e sigurisë pasi në ujë ende nuk është vendosur nga askush kordoni që cakton zonën e rrezikshme apo ndalon futjen e motorrave të ujit.
/ Top Channel

Bregdeti, natyra në tërësi dhe trashëgimia kulturore vendase vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe operatorëve të huaj, të cilët u sugjerojnë shtetasve të tyre Shqipërinë si një destinacion turistik.

 TGCOM, i grupit italian Mediaset, e cilëson vendin tonë si tokë të bukurive të panumërta: me arkeologji shumë të pasur, koncentrat lokalitetesh të jashtëzakonshme detare, lumenj të pastër të përshtatshem për banjo dhe natyrë të paprekur në Alpe.

Britanikja “Express”, ka evidentuar mes të tjerash pikërisht malet, duke komentuar se teksa shpreson t'i bashkohet BE-së, Shqipëria ofron edhe disa nga çmimet më të lira në Europë.

“NYTimes”, mes 52 vendeve për të vizituar në 2014-n, e renditi të katërtën. Por sa të gatshëm jemi për t’u ofruar turizëm të huajve?

“Mendoj se jemi të gatshëm dhe të përgatitur mirë për këtë sezon. Është ngritur një task forcë ku janë përfshirë institucione të veçanta, që koordinohen mga Ministria e Turizmit. Gjithashtu, bashkë me Ministrinë e Brendshme do të ketë një aktivizim për sigurinë në terren, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar Forcat e Armatosura për pastrimin e zonave turistike”, deklaron ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni.

“Kemi bërë diçka, jo atë që do të donim, por kemi bërë atë që s’është bërë në 20 vjet. Pastrimi, kthimi i standardeve, kritereve dhe sigurisë në plazhe dhe shumë shpejt do të fillojnë kampet vullnetare, që do të merren me pastrimin dhe disiplinimin e plazheve shqiptare, në mënyrë që turistët të ndjejnë se shteti është i pranishëm”, thotë Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe dezinfektimin në zonat bregdetare, për ofrimin e kujdesit shëndetësor, si dhe ka marrë masa që strukturat e saj të jenë më aktive gjatë sezonit”, saktëson më tej Gjermeni.

Pjesë e bashkëpunimit janë edhe: Ministria e Transporteve dhe Infrastukturës, Ministria e Mjedisit, ajo e Jashtme, agjenci kombëtare si ajo e turizmit apo e ushqimit.

“Këtu kërkojmë bashkëpunimin e sipërmarrësve privatë, për të pasur standarde dhe cilësi në shërbimin ndaj turistëve, pasi duam të fitojmë besimin që na kanë dhënë mediat e huaja, por edhe vijnë më shumë të ardhura për ekonominë”, nënvizon Gjermeni.

Një tjetër pikë e fortë e përmendur si shtysë për të vizituar Shqipërinë, trashëgimia kulturore. “Huffington Post” e SHBA, në një artikull mbi 15 destinacionet e pazbuluara europiane, renditi Porto Palermon në vend të parë.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për pastrimin e siteve arkeologjike për turistët vendas dhe të huaj. Për muzetë, monumentet, etj, Ministria e Turizmit po bën tabela rrugore për të treguar se ku ndodhen. Gjithashtu, ciceronët do shpjegojnë në mënyrë korrekte historinë e vendit tonë”, sqaron Zef Çuni, zv/ministër i Kulturës.

Ekipe të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të jenë në terren për inspektime gjatë të gjithë sezonit. “Përpjkekjet dhe angazhimi ynë janë të mëdha, por zhvillimi i turizmit ka nevojë për bashkërendim me pushtetin vendor, biznesin privat dhe qytetarët”, shton më tej Gjermeni.

Duke vlerësuar promovimin medatik shqiptar e të huaj, ministrja Gjermeni kërkoi edhe vazhdimin e mbështetjes së mediave kombëtare e lokale për turizmin vendas. / Top Channel

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta Aty ku flasin mrekullitë e natyrës dhe .....

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta (PKDK) është kompleksi ligatinor më i madh jo-bregdetar në Shqipëri, i përbërë nga katër lagunat (Karavasta, Godullat, Godullat e Pishës, Spiaxho) me një sipërfaqe prej afro 5.000 hektarësh, duke përfshirë dunat e rërës dhe deltën e lumit që ndodhet në pjesën qendrore të Rajonit Perëndimor, ndërmjet lumit Shkumbin në veri dhe lumit Seman (Kanali i Myzeqesë) në jug, 40 km në perëndim të qytetit të Lushnjës nga ana e bregdetit Adriatik. Laguna e Karavastasë është sipërfaqja më e madhe (4.100 ha) e këtij kompleksi ligatinor; ajo është 15.4 km e gjatë dhe 4.1 km e gjerë. Thellësia maksimale është 1,3 m dhe ka një thellësi mesatare prej 0.7 m. Në pjesën lindore kompleksi është i rrethuar nga Kodrat e Divjakës, 18 km të gjata dhe 5 km të gjera. Pika më e lartë është Guri i Gomares me 192 m mbi nivelin e detit, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës është rreth 6.500 ha. Laguna është e ndarë nga deti prej pyllit me pisha të Divjakës dhe në pjesën lindore tokat bujqësore kufizohen me lagunën. Laguna është e ndarë nga deti me pyllin e pishës së Divjakës dhe lagunën e Godullës.

parku i divjakes 
Karavastaja është një nga tri zonat Ramsar në Shqipëri: ajo është strehë për një numër të madh të shpendëve dimëruese, ajo është gjithashtu një vend i rëndësishëm për shumë specie me interes të madh të ruajtjes, si Pelikani dalmat (Pelecanus crispus). Përveç rëndësisë së saj, si një trashëgimi natyrore, Karavastaja është e kërcënuar nga disa faktorë, duke u përballur me ndikimin në rritje të impakteve të ndryshme, të cilëve përfshijnë ndotjen nga substancat organike dhe pesticidet, eutrofikimi ose kalbëzimi i ujit, turizmi i pamenaxhuar, gjuetia, etj.
parku i divjakes
Zhvillimi i Turizmit
Turizmi ka përjetuar disa përmirësime gjatë viteve të fundit në qytetin e Divjakës, rrethinat e saj dhe plazhin e Divjakës. Kohët e fundit, turizmi është zgjeruar, si për nga llojshmëria e lartë e habitateve, si dhe potencialet natyrore dhe kulturore të zonës që ofrojnë një shumëllojshmëri të lartë të mundësive të turizmit: banja dielli (plazh), sportet e ujit, Safari, turizëm rural, malor, kulturor, hiking, etj.
 
Megjithatë, parku kombëtar aktualisht është duke vuajtur nga mungesa e menaxhimit të integruar dhe mungesa e aktiviteteve të vetë-qëndrueshme të turizmit. Vetëm turizmi i plazhit gjatë verës është duke u promovuar aktualisht dhe ai gastronomik gjatë vitit. Në periudhën e pranverë-verës prania e madhe e mushkonjave është identifikuar si një problem për pushuesit; këtë vit Ministria e Shëndetësisë ka filluar nga puna për dezinfektimin e zonës dhe pritet që të ketë përmirësime në këtë drejtim.

Gjithashtu, gjuetia e paligjshme është një problem i madh në zonën e parkut dhe ndalimi i saj në mars 2014 pritet që gjithashtu të ndikojë pozitivisht në praninë e shpendëve në zonë.
parku i divjakes

Ekspertët dhe palët e interesuara vërejnë se ky park, që ndodhet në zemër të rajonit perëndimor të Shqipërisë, ofron mundësi të mira për të vizituar atraksione natyrore, por edhe ato arkeologjike, si Kisha Bizantine, shek. i XVIII, në fshatin e Karavastasë së Re (24 km) dhe Manastiri i Ardenicës, shek. XVIII – XIV, pranë fshatit Kolonjë (28 km). Ky i fundit është shpallur monument kulture me rëndësi të veçantë.
 
Divjaka është qyteti më i afërt i parkut (afërsisht 6 km) me një popullsi prej rreth 13,960, prej të cilëve rreth 8,000 qytetarë banojnë në territorin e bashkisë dhe të tjerët në fshatrat përreth. Banorët vendas punojnë përgjithësisht në bujqësi, dhe veçanërisht në kultivimin e perimeve, drurëve frutorë, peshkim dhe në një shkallë më të vogël, me mbarështimin e blegtorisë.

Hyrja për në park kryhet nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Divjakën me Parkun Kombëtar. Rruga e ndan pyllin në dy pjesë (Veriun dhe Jugun). Hyrja për në park ndodhet 1.2 km në very të qendrës së parkut dhe plazhit, ndërkohë që aplikohet një taksë për hyrjen e vizitorëve dhe makinave në park.

Qendra e parkut ndodhet pranë plazhit të Divjakës, afërsisht 1.2 km në jugperëndim të hyrjes së parkut. Shumica e shërbimeve ndodhen në qendër të parkut. Plazhi i Divjakës është një rrip prej përafërsisht 15 kilometrash rëre të bardhë që kufizohet me një pyll pishash dhe përbën një destinacion të kërkuar plazhi për mijëra turistë dhe vizitorë një-ditorë, kryesisht nga Shqipëria jug-qendrore. Plazhi i rërës është i madh (250 m nga linja e ndarjes së pyllit me pisha në vijën bregdetare), dhe madje, edhe gjatë kulmit të sezonit, është e mundur që duke lëvizur përgjatë kësaj ndarjeje të sigurohet një fare privatësie.

Ishulli i Pelikanit (Monument Natyror) ndodhet në veri-perëndim të Lagunës së Karavastasë. Ky është një vend i rëndësishëm për mbarështimin e Pelikanëve Dalmatë.
Pisha e Egër në Oazin e Karavastasë është gjithashtu e renditur si një Monument Natyror në Shqipëri. Ajo përfaqëson një pemë pishe 410-vjeçare që ndodhet në jug-perëndim të pjesës veriore të pyllit.
parku i divjakesparku i divjakes

Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe dhe më e rëndësishme e zonës bregdetare të Detit Adriatik. Ajo ka një sipërfaqe prej 43.3 km2, me një gjatësi maksimale prej 10.6 km, gjerësi maksimale prej 4.3 km, dhe thellësi maksimale prej 1.5 m. Laguna e Karavastasë është e mirënjohur për koloninë e species së rrezikuar botërore të Pelikanit Dalmat. Prania e këtyre shpendëve është edhe një nga arsyet kryesore që laguna e Karavastasë është përcaktuar si Zonë Ramsar e Rëndësisë Ndërkombëtare. Gjithashtu, më tepër se 200 lloje të tjera shpendësh mund të vëzhgohen në këtë zonë, duke përfshirë edhe disa specie të tjera botërore të rrezikuara, siç janë karabullaku i vogël, rosa kokëbardhë, shqiponja me njolla dhe fajkoi i hirtë.

Laguna e Godullës përfaqëson një lagunë të vogël që ndodhet shumë pranë lagunës së Karavastasë. Ajo ka një sipërfaqe prej 8.5 km2 me gjatësi prej 5 km, gjerësi 3.8 km dhe thellësi maksimale prej 3.8 m.

Godulla e Pishës (Monument Natyror) ndodhet në veriperëndim të pyllit të Divjakës. Ajo përfaqëson një lagunë me gjatësi maksimale prej 1.8 km dhe gjerësi maksimale prej 400 m, e cila rrethohet nga pylli i pishës dhe dunat me hala pishe. Pelikanët Dalmatë folezojnë në këtë zone.
parku i divjakes

Spiaxho është një lagunë e vogël në pjesën veriore të sistemit kënetor të kompleksit Divjakë-Karavasta.

Këneta e Osmanit është një lagunë e vogël në veri të lagunës së Spiaxhos.

Ishulli i Kularit (Monument Natyror) ndodhet pranë deltës së lumit Shkumbin, 0,5 m mbi nivelin e detit, i formuar si rezultat i prurjeve aluvionale të lumit. Ishulli është i mbuluar nga shkurret, plepi i egër, druri i kedrit, kullotat dimërore dhe lloje të ndryshme vegjetacioni të gjelbër. Aty mund të gjenden disa lloje shpendësh ujorë, dhe veçanërisht, pelikani Dalmat.
 
Dokumentet e zhvillimit strategjik të hartuar nga Ministria e Turizmit e identifikojnë lagunën e Karavastasë si një zonë me “vlera tepër të rëndësishme të biodiversitetit.”
Parku Kombëtar i Pishës së Divjakës është i mirënjohur për vlerat me të vërtetë unikale ekologjike dhe manifestimet e tjera natyrore. Bimësia dhe llojet e kafshëve janë të larmishme dhe veçanërisht të bukura. Parku shërben gjithashtu, edhe si strehë për mjaft shpendë të rrallë, përfshirë edhe specien e rrezikuar të pelikanit. Kjo është edhe pika më perëndimore e folezimit të këtij lloj shpendi në të gjithë Evropën. Zona e parkut rekomandohet gjithashtu edhe për vlerat tërheqëse të ekosistemit të tij, me 210 lloje shpendësh, 12 lloje gjitarësh dhe 16 lloje zvarranikësh. Parku mbizotërohet prej zonave të pishave të buta dhe të egra, ku dallohen veçanërisht pishat me kurorë të madhe. Pylli shumëkatësh është mjaft i pasur me barëra dhe pemë të larta. Flora e Parkut Kombëtar të Divjakës shquhet posaçërisht për bukurinë dhe freskinë e veçantë të saj.
Gjithashtu, ujërat e lagunës, të cilat arrijnë afërsisht 1.5 metra thellësi, janë të pasura me peshq, veçanërisht qefull dhe ngjala, gatimi i të cilave ofrohet në shumë prej restoranteve të plazhit të Divjakës.
parku i divjakes

Plazhi ranor i Divjakës është i pasur me sasi të konsiderueshme jodi dhe temperaturë mbi 200C, që fillon qysh prej gjysmës së dytë të muajit maj dhe vazhdon deri në fillim të tetorit. Kjo është një zonë ku aktivitetet e plazhit mund të ndërthuren lehtësisht me eko-turizmin. Rreth 300.000 pushues vizitojnë plazhin e Karavastasë çdo vit, me rreth 8.000 vizitorë në ditë në verë. Shumica e vizitorëve vijnë me makina.
 
Harta e aktiviteteve potenciale të turizmit në DKNP
harta e divjakes
harta e divjakes

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/parku-komb-tar-divjak--karavasta-aty-ku-flasin-mrekullit--e-natyr-s-221772.html#sthash.LSr2XAAJ.dpuf

Filloje sherbimi i Rojeve te bregdetit Lifeguard ne Golem, nje siguri me shume per pushuesit ne plazh per kete sezon veror 2014





 http://www.gazetatema.net/web/2014/06/22/foto-lajm-me-ne-fund-roje-bregdetare-per-pushuesit/

22 giugno 2014

Pushues nga Kosova ”pushtojnë” bregdetin e Dhërmiut

-Reportazh-
ne bregdetin e Dhermiut (1)Foto HDhërmi, 21 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- Qindra qytetarë nga Kosova kanë mbërritur të shtunën në bregdetin e Dhërmiut, 50 km në jug të Vlorës, për të kaluar fundjavën, pavarësisht motit ende të pastabilizuar.
Ata mbërritën në orët e para të ditës së sotme për të shijuar 2 ditë të këndshme në këtë pjesë të bregdetit shqiptar. “Kam ardhur me bashkëshorten dhe 3 fëmijët, për të kaluar dy ditë këtu”, thotë Halili një 48 vjeçar nga Peja. Ai shprehet se, bregdeti i Dhërmiut i pëlqen mjaft, sepse ka bukuri të rrallë natyrore dhe ujë të pastër. Nuk është hera e parë që vjen këtu, por i duket se gjithmonë zbulon gjëra të reja. Tani në këtë periudhë, numri i pushuesve është i pakët dhe kjo për Halilin, ashtu edhe shumë të tjerë, është e pakuptueshme. 48 vjeçari mendon se, pavarësisht se është muaji qershor dhe moti shpesh i pafavorshëm, sezoni duhej të kishte filluar plotësisht sepse, bregdeti ofron mundësi për t’u çlodhur. Me këtë mendim bashkohet edhe një bashkëqytetar i tij, Mehmeti. “Shohim se lokalet nuk janë hapur të gjitha dhe në një pjesë prej tyre, vazhdojnë të kryhen punime. A nuk e kanë patur kohën e mjaftueshme për me e ba gjithçka gati !”, thotë ai në dialektin e vet.ne bregdetin e Dhermiut (2)Foto H
Dhe në fakt, në bregdetin e ish kampit të pushimit, në Dhërmi, shërbimi që ofojnë lokalet nuk është ai i sezonit. Vetëm pak prej këtyre njësive janë hapur, ndërkohë që në shumë prej tyre përgatitjet dhe riparimet vazhdojnë. “Po kryej disa punime në lokal dhe mjedisin përreth për ta bërë më funksional”, thotë Pëllumbi, administrator i një bar restoranti në këtë zonë. Ai tregon se, i duhen edhe pak ditë për të përfunduar. Ndërkohë, në lokalin pranë, që administrohet nga disa kryeqytetas, puna ka filluar, pavarësisht se me një menu të reduktuar.
Në këtë atmosferë, duket se pushuesit nga Kosova kanë vendosur të sfidojnë mentalitetin shumëvjeçar të pushuesve nga Shqipëria dhe të vetë operatorëve turistikë, që veprojnë në këtë zonë. Pjesa më e madhe e tyre presin datën 15 korrik për të nisur faktikisht sezonin dhe për ta mbyllur atë në fund të muajit gusht.ne bregdetin e Dhermiut (3)Foto H Është një mentalitet paksa i çuditshëm, por që vazhdon të veprojë prej vitesh. Përkundër kësaj, pushuesit nga Kosova po tregojnë se, dielli i vakët i qershorit ka po aq vlerë sa edhe në korrik e ndoshta edhe më tepër.
Prandaj dhe në këto ditë pushuesit nga Kosova, mbizotërojnë në atë mjedis bregdetar të Dërmiut, kundrejt qytetarëve të paktë nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana e Fieri./k.s/ http://www.ata.gov.al/pushues-nga-kosova-pushtojne-bregdetin-e-dhermiut-132540.html

“Dita e Liqenit”, Shkodra vazhdon traditën e veprimtarive të sporteve ujore

Dita e Liqenit te Shkodres-Shiroke-aktivitete ujore (1)Shkodër, 21 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/.- Pika turistike e Shirokës në breg të Liqenit të Shkodrës, mblodhi sot jo vetëm pjesëtarë të komunitetit të qytetit verior, por edhe shumë të tjerë të ardhur nga qytetet e tjera të vendit tonë, si dhe grupe turistësh të huaj, të cilët ndoqën veprimtari të shumta të sporteve ujore në kuadër të “Ditës së liqenit”, e kthyer tashmë në traditë.
Ky aktivitet u organizuara nga Shoqata e Sporteve të Ujit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Federaten Shqiptare të Notit, Klubin Vllaznia dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore.
Në programin e aktivitetit u zhvilluan gara në sportin e notit, në distancat 200 metër stil i lirë, për femra dhe meshkuj, 1500 metër stil i lirë për femra dhe meshkuj, ndeshje ëaterpoli, vozitje me kanoe, gara e vështirë e maratonës, etj.
Përpos qytetarëve shkodranë, pasionatë të sporteve të ujit, veteranëve dhe specialistëve të sportit të notit, aktivitetin e kanë ndjekur edhe autoritetet e qeverisjes vendore, si dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.Dita e Liqenit te Shkodres-Shiroke-aktivitete ujore (4)
Referuar konkurimit të ekipeve pjesëmarrësve, të cilat ishin nga shkollat e qytetit të Shkodrës, Shirokës, Zogajve, Dobraçit, disa ekipeve të Falultetit të Fiskulturës pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, por edhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, emocionet më të mëdha i ka dhënë gara e 1500 metrave stil i lirë për femra, ku fituese u shpall notarja e talentuar, Meri Shiroka, ajo e maratonës për femra, ku në përfundim, vendin e parë e zuri, Arlinda Çausholli, një gazetare e njohur në profesion, që prej vitesh dashuron së tepërmi edhe sportet e ujit.
Dita e Liqenit te Shkodres-Shiroke-aktivitete ujore (5)Me shumë interes është ndjekur edhe ndeshja finale e waterpolit për meshkuj, me ekipit të Shirokës dhe Fakultetit të Sportit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku fitues doli ekipi i Shirokës, si dhe gara me kanoe për femra, me fitues ekipin që drejtohej nga Ana Gjelaj e Fakultetit të Sporteve.
Në përfundim të aktivitetit, ndërsa dorëzoheshin diplomat për më të mirët e garave përkatëse, një prej organizatorëve kryesorë të aktiviteteve kushtuar “Dites së Liqenit”, Kliti Hoti, president i shoqatës të sporteve të ujit, u shpreh shumë i kënaqur me ecurinë e këtij aktiviteti, ku sipas tij, krahas masivitetit, që sa vjen e rritet, këtë edicion, është vërejtur edhe një cilësi shumë më e mirë në radhët e konkurruesve se sa vitet e tjera. Hoti, shtoi se shoqata që ai përfaqëson do të vijojë ta mbështesë këtë aktivitet edhe në edicionet e ardhshme, në mënyrë që festa e “Dites së Liqenit”, të jetë sa më e larmishme, jo vetem për shkodranët, por edhe për të gjithë miqtë e shumtë që vazhdojnë ta frekuentojnë këtë festë. /k.s/http://www.ata.gov.al/dita-e-liqenit-shkodra-vazhdon-traditen-e-veprimtarive-te-sporteve-ujore-132602.html

Vlorë, nis turizmi me kampera, bregdeti shqiptar në vëmendjen e të huajve

-Reportazh-
Kampera ne bregdetin e Dhermiut, Vlore Foto Harilla Koçi (1)
Vlorë, 22 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- Gjashtë turistë polakë mbërritën të shtunën me dy kamperat e tyre në plazhin e Gjipesë, në bregdetin e Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës. Ata do të qëndrojnë në këtë mjedis natyror 3 ditë, ndërkohë që para tyre ishin vendosur edhe 4 kampera të tjerë me targa të Zvicrës e të Gjermanisë.
Në fakt, gjiri detar i Gjipesë, është mjaft i preferuar për turistët e huaj të kësaj kategorie. Gjatë viteve të fundit, këtë plazh të virgjër e kanë vizituar qindra turistë të huaj nga vende të ndryshme të Evropës. Ata kanë vlerësuar bukurinë natyrore krejtësisht të paprekur nga dora e njeriut, kthjelltësinë e ujit të detit. Mes tyre kanë qenë edhe Robert e Sabrina Fitstung nga Mynihu(Gjermani). Me kamperin e tyre, ata kanë shetitur një pjesë të bregdetit shqiptar dhe kanë shijuar bukuritë natyrore të tij, por Gjipeja i ka tërhequr në mënyrë të veçantë.
Edhe për këtë vit, ata parashikojnë të vijnë sërish këtu. Pak vjet pasi u bënë rastësisht pjesë e fluksit të turistëve të kësaj kategorie, që shfrytëzojnë bregdetin shqiptar, ata kanë ardhur vazhdimisht. Ata thonë se, kjo natyrë është tepër joshëse dhe të tërheq me bukurinë e saj.
Kampera ne bregdetin e Dhermiut, Vlore Foto Harilla Koçi
-Nis fluksi i kamperave-
Pavarësisht se moti nuk është i favorshëm, turistët e kësaj kategorie kanë filluar të mbërrijnë në Shqipëri, përmes pikave të ndryshme të kalimit kufitar, madje edhe nga porti i Vlorës. Dhjetra prej tyre nga vende të ndryshme, kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës deri në Sarandë, për të parkuar kamperat e tyre dhe për ta shijuar natyrën dhe detin. Të shtunën ishin të shumta këto mjete me targa nga vende të ndryshme të Evropës, nga Italia, Zvicra, Austria, që qarkullonin në të dy kahjet e rrugës Vlorë-Sarandë.
Në fundjavë, në bregdetin e Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës, numëroheshin 20 kampera. “Prania e kamperave këtu, është tashmë e zakonshme. Vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, qëndrojnë 3 apo katër ditë dhe vazhdojnë udhëtimin më në jug”, thotë Kiço Stramarko, banor i fshatit Dhërmi.
Praninë e kamperave, e ndesh edhe në Porto Palermo edhe më tej, përgjatë gjithë bregdetit të Himarës në këto ditë vere. Kamperat e tipeve të ndryshme, i sheh ngado. Në plazhin e Dhërmiut, janë përshtatur disa hapësira për vendosjen e tyre, ku turistët kalojnë disa ditë e netë. Në plazhin e Palasës hapësira është më e bollshme. Më tej, në Qeparo, në Borsh…
-Prtishmëritë për këtë kategori turizmi, optimiste-
Ky lloj turizmi, që nisi të shfaqej pak vjet më parë, parashikohet që edhe gjatë kësaj vere të jetë në parametra optimistë. Bregdeti shqiptar i jugut, konsiderohet si një zbulim për turistët e huaj të kësaj kategorie, që kanë nisur ta shijojnë atë. Në Porto Palermo, çdo ditë akomodohen mjete të tilla, të ardhura nga vende të ndryshme. Një pjesë prej tyre qëndrojnë në këtë shesh vetëm një natë, ndërkohë që mjaft të tjerë vendosen për më shumë ditë, duke pushuar këtu në formën e një kampi dhe duke punësuar edhe banorë të zonës, për të kryer shërbime të ndryshme.
Pamje nga Plazhi i Gjipese, Vlore Foto Harilla Koçi
-Mungojnë strukturat e posaçme-
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ka qenë një faktor i rëndësishëm për shumëfishimin e këtij turizmi në vitet e fundit. Por, kjo nuk mjafton. Kjo kategori turizmi është zhvilluar në kushtet e spontaneitetit. Mungon tërësisht struktura që e stimulon atë, ndërkohë që mund të ndodhte e kundërta. Në vendet fqinje, funksionojnë hapësira të caktuara, kampingje, që ofrojnë mundësi parkimi dhe shërbime të tjera. Ndërkohë, në të gjithë bregdetin nga Vlora në Sarandë, kjo nuk ndodh. Nuk funksionon asnjë hapësirë e tillë, me një strukturë të posaçme, çka i detyron turistët e huaj, të vendosen ku dhe si të mundin. “Krijimi i një strukture të tillë, përveç të tjerash, do të disiplinonte turizmin e kamperave”, thonë në Bashkinë e Himarës, ku shtojnë se, nuk varen prej tyre, nisma dhe investime të tilla, që nuk kërkojnë vlerra të mëdha financiare. e,xhhttp://www.ata.gov.al/vlore-nis-turizmi-me-kampera-bregdeti-shqiptar-ne-vemendjen-e-te-huajve-132683.html

21 giugno 2014

Vera nis sot zyrtarisht në orën 12.51min

dielliTIRANË, 21 Qershor/ATSH/.- Vera në hemisferën veriore nis sot zyrtarisht , e shtunë , 21 qershor, në orën 12.51 minuta, sipas orës europiane .Fillon kështu stina më e gjatë e vitit  e cila do të zgjasë 93 ditë dhe 15 orë, sipas shërbimeve astronomike europiane.
Stina e verës do të mbarojë më 23 shtator , kur do të nisë edhe stina e vjeshtës. Kjo ditë, kur fillon solstici i verës dhe kur dielli arrin në lartësinë më të madhe mbi horizont konsiderohet  dhe dita më e gjatë e vitit. Mund të mendohet se në ditën më të gjatë të vitit dielli mund të lindë më shpejt dhe të perëndojë më vonë. Por  nuk është kështu; kjo sepse orbita e Tokës rreth Diellit nuk është e rrumbullakët, por eliptike. Ndaj dhe dita kur dielli del më shpejt është 15 qershori , ndërsa dita kur Dielli perëndon më vonë është 28 qershori.
Ndër mijëra vjet , kjo datë ka patur një shpjegim shpirtëror për njerëzimin, sepse vetë ai (njerëzimi)  ka jetuar mrekullisht në sajë të fuqisë së madhe diellore. Në lashtësi, dita e solsticit në qershor, ishte një ditë kur njerëzit llogarisnin vitin , kalendarin , organizionin mbjelljen dhe të korrurrat. Por dhe sot , në shumë vende  të  botes  kremtohet mbërritja e verës, me festime  si për të bekuar bollëkun dhe pjellorinë.

Fier – Plazhi i Semanit, një mrekulli natyrore

Plazh_seman_177045529Fier, 21 qershor/ATSH-Rr.Isufaj/- 18 km në perëndim të qytetit të Fierit ndodhet plazhi i Semanit, i cili në këto vitet e fundit është gjallëruar shume. Fakti që në kulmin e frekuentimit në muajët korrik-gusht janë regjistruar afro 50.000 pushues, tregon se interesi për këtë plazh sa vjenë e po bëhet me i madh. Peisazhi natyror, rëra e imët kurative, masivet pyjore me pisha e lloj-lloj drure-shkurrorë, flora dhe fauna e pasur, e bëjnë këtë plazh një mrekulli natyrore.
Gjatë një interviste për ATSH-në, kryetari i komunës Topojë-Seman, Arben Vojua, prezantoi jo vetëm vlerat natyrore, por edhe punën dhe përgatitjet e komunës për ta bërë këtë plazh sa më eficent. “Plazhi i Semanit është ndër plazhet traditcionale të vendit tonë. Tranzicioni, për një dekadë pothuajs, e veniti. Me marrjen në kompetencë nga pushteti vendor, ai u kthye në normalitet. Çdo vit e më shumë bregdeti ynë u bë më i dashur për pushuesit. Mendoj se vlera më e madhe e ketij plazhi është vetë bukuria natyrore. Bregdeti me rërë të imët, të pastër e shumë kurative, që shoqërohet nga një gjerdan pambarim me pisha plotë aromë e gjelbërim, te fton gjithnje per nje pushim te kendshem”, theksoi ai.
A tha ne vijim se “nga viti në vit, pastertia ka qënë me e pëlqyeshme. Çmoj shumë rolin e biznesit në këtë plazh, i cili ka krijuar kushte të mira e joshëse për plazhistët. Frekuentuesi i gjen të gjitha mundësitë për të pushuar në mënyrë të kulturuar si, çadra, shazllone, mjedise argetuese, bare e restorante modeste etj. Semani shquhet për gatime traditcionale. Gatuhet peshku i freskët, biba, zogu i fushës, mishi i gicit, qingjit, vicit, kecit, si dhe fruta e perime të zonës”.
“Kemi kohë që vazhdojmë pastrimin e mjedisit nga ndotjet dimërore. Në bashkëpunim me Qarkun, Bashkinë, me shkollat etj, është bërë punë e mirë. Pushuesi do të gjejë një plazh e pyll më të pastër e kushte të tjera më të mira nga cdo vit tjetër. Kemi krijuar hapësira të lira për qytetarët, është riparuar dhe në segmente të shumta është zgjeruar rruga, ku drejtuesit e automjeteve do ndjehen më të kënaqur. Është caktuar brigada e pastrimit, e cila çdo ditë do të kontrollojë mjediset e plazhit për pastrim dhe largim të mbetjeve që krijohen gjatë ditës”, vuri ne dukje kryetari i komunes.
Lidhur me sigurine e pushuesve, ai theksoi se “qoftë pushuesit, ashtu edhe biznesi, do të kenë siguri të lartë. Ashtu si dhe vitin e kaluar, policia e rendit, ajo kufitare dhe e qarkullimit rrugor, do te jenë me të rreptë në zbatimin e detyrave në shërbim të jetës së njerëzve. Nuk do të lejohet askush të thyeje rregullat, të prishë qetësinë e pushuesve, apo edhe të kryejë aventura të tjera të dëmshme. Do të ketë edhe masa siguruese në det për të mos patur viktima nga mbytjet. Po ashtu, qarkullimi rrugor do të jetë shumë korrekt, pa asnjë lëshim dhe sidomos ndaj shpejtësisë se automjeteve që rrezikon jetë njerëzish. Në shërbim të njerëzve gjatë sezonit turistik do të ketë edhe ekip shëndetësor, për të zgjidhur urgjencat, i cili do te jetë në shërbim të plazhistëve për gjithë sezonin turistik”.
Ai fton qytetaret qe të shijojnë aromën e pishave, flladin dhe kaltërsinë e detit, rërën kurative plot jod të plazhit të Semanit, pjesë e kësaj natyre të magjishme. /a.ke/http://www.ata.gov.al/fier-plazhi-i-semanit-nje-mrekulli-natyrore-132313.html

19 giugno 2014

Walking Albania: Beautiful country and intriguing cities in this Balkan nation

THIS forgotten Balkan country has some of Europe's most specular mountains and as it hopes to join the EU, some of its cheapest prices too…

albaniaRichard Webber was stunned by the wild beauty of Albania [RICHARD WEBBER]
Not far to go, just another hour," said Alix, our ebullient guide, as we bounced along the deeply rutted track. As the bone-shaking minibus crawled its way farther into the rugged mountains, I felt every bump and vowed never to complain about British potholes again.
When the occasional oncoming vehicle meant our driver steered perilously close to the track's edge and the steep-sided valley below, I started wondering if I had been right to embark on an eight-day walking tour of the former Communist country of Albania.
While the main routes are surfaced - there is even a stretch of motorway in the south - many secondary roads, especially in the mountains, are nothing more than rocky tracks.
My fellow walkers, who included a biochemist, vicar, software engineer, supermarket manager, and accountant, and I cheered through sheer relief when Alix pointed towards flickering lights ahead and announced: "There's Thethi!" This tiny village was our base for the next two nights. Surrounded by jagged peaks up to 9,000ft high, Thethi's remoteness means only the most intrepid travellers make it to this scenic spot.
That evening we dined on gjelle, a traditional stew made of slow-cooked meat and vegetables, under a starlit sky. Even a temporary power cut, still common in Albania, did little to spoil our enjoyment as we donned head torches to finish our meal.
albania, tiranaAlbania's capital Tirana is bustling, intriguing and definitely on the up [RICHARD WEBBER]
This is the place where the only Western films allowed during the four decades of the communist dictatorship of Enver Hoxha were those of Norman Wisdom, who became a national idol. Miniskirts, religion and foreign travel were banned. Even bearded visitors had to reach for the razor before being allowed in the country.
It soon became clear what we had all been missing as we explored Thethi National Park, passing crystal clear streams and spectacular waterfalls en route to the 200ft deep Grunasi Canyon.
We returned to our village guesthouse via the lush Kaprea Valley but not before a bite to eat washed down with a fiery swig of homemade raki at a house.
After enjoying two days trekking in the mountains we left the high peaks behind and headed south, stopping off in the northern city of Shkodër, overlooked by the imposing hilltop Rozafa Castle.
Having been part of the Venetian Republic until the Ottoman conquest in the 15th century, Shkod«r still shows a heavy Italian influence. It seemed apposite to pick a pizzeria for our evening meal.
albaniaAlbania's capital Tirana reflects the influence of Italian architecture [RICHARD WEBBER]
We strolled along Shkodër's busy streets, lined with pavement cafes, ice-cream parlours and bars, to Vila Bekteshi, one of the city's most popular restaurants.
Dining on the first-floor terrace, we enjoyed a two-course meal with homemade wine for just £4.
Albania has applied for EU membership but is not expected to join before next year. Whether it will eventually adopt the euro remains to be seen. Until then prices are, arguably, the cheapest in Europe.
Our journey continued south, swapping mountainous terrain for the city of Vlor«, Albania's second largest port, and the gentler hills of Llogora National Park. We donned walking boots again and hiked to Dhjopuri Pass which, at nearly 2,000ft, afforded us fine views of the surrounding hills and, to the west, the Adriatic coast.
Although most days involved a walk there was time to soak up some of the country's history and culture, something we did at the mountain village of Kruja, an hour from the capital Tirana.
The village clings to the hillside and is a mecca for souvenir hunters. From wooden shops fringeing a narrow cobbled street, everything from Albanian flags to rugs was on offer.
Our last morning was spent exploring Tirana. A cacophony of car horns echoed around Skanderbeg Square in the heart of the city. Named after a national hero, it acts as a focal point from where boulevards lined with trees, street cafes, stalls and boutiques head in every direction.
It is no Paris or Barcelona but it is a city eager to embrace what its European counterparts have enjoyed for years. Much of Tirana's architecture is influenced by Italian architects who designed, among other landmarks, Skanderbeg Square.
Tirana is an intriguing city in a naturally beautiful country. From miles of white sandy beaches to rugged, unexplored mountains, I wonder how long it will be before this little country in the Balkans registers on everyone's holiday radar? Get here quick.
GETTING THERE:
Explore (0844 499 0901/explore.co.uk) offers an eight-day Walking In Albania tour from £787pp (two sharing), B&B. Price includes return flights from Gatwick with British Airways, five nights' hotel and two nights' guesthouse accommodation, some meals, transport and the services of a tour leader and driver. Visit Albania: albaniantourism.com  http://www.express.co.uk/travel/activity/483037/Albania-walking-holiday

Search

Translate